Vlora “pushtohet” nga tymi, përfshihet sërish nga flakët fusha e mbetjeve
23 Nëntor 2024 |
10:11
Fusha e vendgrumbullimit të mbeturinave, që ndodhet në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës është përfshirë sërish nga flakët.
Një vatër aktive ka qenë prezente që nga e premtja në mbrëmje, duke u shtrirë dhe duke u përhapur në fushën e mbetjeve.
Lagjja “24 Maji”, një prej zonave më të banuara të Vlorës, është zgjuar mëngjesin e kësaj të shtune nga re të dendura tymi.
Zjarrvënia dyshohet se është sërish e qëllimshme.
Strukturat e Bashkisë Vlorë, emergjencat civile dhe forcat zjarrfikëse janë në terren, duke u përpjekur të normalizojnë situatën.
Ata po punojnë për të shuar vatrat aktive të zjarrit, por me sa duket deri tani përpjekjet kanë rezultuar të pamjaftueshme për të ndaluar zjarrin.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë