Reklamonin vaj ulliri bio dhe shisnin përzierje me vajra të panjohur, arrestohen

23 Nëntor 2024 | 10:45

Një 56-vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit, pasi dyshohet se shiste vaj ulliri të reklamuar si bio, ndërsa në realitet produkti ishte i një cilësie të ulët. Policia njoftoi gjithashtu se ka shpallur në kërkim djalin e tij, shtetasin D. A., 29 vjeç, për përfshirje në këtë aktivitet të paligjshëm. Babë e bir, banues në fshatin Tapi, Kuçovë, akuzohen për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi me produktet ushqimore”, kryer në bashkëpunim.

Sipas hetimeve, ata kishin përshtatur një ambient në banesën e tyre për të përgatitur përzierje vajrash dhe produkte të panjohura, të cilat më pas i reklamonin në faqen e Facebook “Vaj Ulliri Bio Jugu” dhe i shisnin si vaj ulliri bio. Produktet u shpërndaheshin klientëve në të gjithë vendin përmes një shërbimi privat të postës.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi rreth 3000 litra lëndë vajore e papërcaktuar, 1000 litra të dyshuara si vaj kikiriku, një laptop dhe një printer që përdorej për printimin e etiketave postare, si dhe 2,900,000 lekë dhe 1800 euro, të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti i paligjshëm.

Materialet e mbledhura i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për hetime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026