Ministri i Bujqësisë në Kosovë merret në pyetje nga Prokuroria Speciale

27 Maj 2025 | 15:46

Ministri në detyrë i Bujqësisë në Kosovë, Faton Peci, është marrë në pyetje në lidhje me dyshimet që kanë të bëjnë me dhënien me qira të fabrikës për mbetje shtazore.

Lajmi u konfirmua nga Prokuroria Speciale e Kosovës për Radion Evropa e Lirë. Ky institucion ka autorizuar Policinë e Kosovës për të kryer bastisje më 27 maj në katër lokacione, lidhur me këtë rast.

Më herët gjatë ditës, prokurori i Prokurorisë Speciale, Admir Shala, më pas gjatë një paraqitje për media tregoi se bastisje janë kryer në Ministrinë e Bujqësisë, Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agjencinë e Veterinarisë, si dhe në lokacionin e kompanisë përfituese.

“Siç e dini, Prokuroria Speciale ka filluar një hetim lidhur me dhënien në shfrytëzim të fabrikës për përpunimin e produkteve shtazore. Hetimi është duke u zhvilluar lidhur me dyshimet e dhënies me qira të kësaj fabrike. Jemi në fazën e hetimit, jemi duke zhvilluar bastisjen dhe kontrollet në bazë të urdhrit të gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore të Prishtinës me kërkesë të Prokurorisë Speciale. Po ashtu, me autorizimin tonë, policia, së bashku me ne është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme me qëllim të sigurimit të informacioneve të nevojshme dhe drejt zbardhjes zbardhjes të rastit konkret”, tha ai.

Për fabrikën për mbetje shtazore një ditë më herët kishte reaguar Partia Demokratike e Kosovës. Sipas kësaj partie, ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, pa ankand publik, ia ka dhënë me qira pronën për impiantin për mbetjet shtazore një kompanie për 20 vjet.

PDK-ja tha se Ministria e Bujqësisë ka shkelur Ligjin për pronën publike, që tha se parasheh që pronat publike të jepen me qira vetëm përmes ankandit publik dhe jo më shumë se 15 vjet, përveç në rastet kur merre vendimi në Kuvendin e Kosovës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur qytetin e Laçit në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, 4 qershor. Një sasi e...
12:55 | 04/06/2026

Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me Violand Braçellarin, autorin e dyshuar të vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë...
11:30 | 04/06/2026