Amerikani që braktisi SHBA-në për Shqipërinë: Dua të martohem këtu!

27 Maj 2025 | 18:44

Pas disa udhëtimeve të herëpashershme në vendin tonë, 50-vjeçari amerikan Craig Zieves ka vendosur të zhvendoset përfundimisht në Shqipëri. Ai ka blerë një shtëpi në fshatin Gështenjas të Pogradecit, ku tashmë jeton prej shtatë muajsh.

“E bleva shtëpinë para disa vitesh dhe jam zhvendosur përfundimisht para shtatë muajsh. E dua Shqipërinë. Desha një përvojë ndryshe në jetë. Shqipëria është shumë e bukur, dhe klima më e butë”, thotë Craig Zieves, shtetas amerikan.

Ai ka vizituar pjesën më të madhe të jugut të Shqipërisë, nga Berati e Gjirokastra, deri në Sarandë, Vlorë dhe Korçë. Por thotë se ende nuk ka eksploruar veriun.

Në përditshmërinë e tij, punon nga kompjuteri, kujdeset për pemët e mollës dhe realizon video në rrjetet sociale.

“Kam parë gati cdo gjë në jug. Berat, Gjirokastër, Sandade, Vlorë, Përmet,, Korçë. Kam qenë gjithandej në Shqipërinë e Jugut, por ende nuk kam qenë në veri. Mezi pres ta eksploroj. Jam pjesë e një komuniteti online me miq që prodhojnë video për jetën në Shqipëri. Unë fokusohem te historia. Jam gjithmonë i zënë, nuk ka momente të mërzitshme. Ndoshta do nis një biznes timin”, shprehet Zieves.

Amerikani ka e një mesazh për shqiptarët që duan të largohen nga vendi

“Keni një nga vendet më të bukura në botë. Shqipëria po përmirësohet çdo ditë. Kam parë përparim të jashtëzakonshëm në këto pesë vite. Ka shumë arsye për të qëndruar. Njerëzit kanë liri dhe kjo është një nga gjërat më të mira në botën perëndimore. Nëse largoheni nga Shqipëria dhe u pëlqen vendi ku do shkoni, kjo është mirë. Por edhe Shqipëria është fantastike. Unë këtu mendoj se ka shumë mundësi. Mbase një ditë të afërt do të jeni dhe në BE”, thotë ai.

I pyetur nëse e sheh të ardhmen e tij përgjithmonë këtu, ai e mbyll me një buzëqeshje: “Nuk planifikoj të largohem. Nëse do të martohem… do të jetë këtu”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Operacioni “Plazhi i lirë”, policia heq qindra çadra e shezlongë pa leje në Golem (VIDEO)

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në kuadër të plan-operacionit “Plazhi i lirë”, kanë vijuar kontrollet përgjatë vijës bregdetare me qëllim lirimin e hapësirave publike...
12:02 | 28/07/2026

Ndërron jetë një i dënuar me 15 vite burg në Fier, vuante nga problemet me zemrën

Një i burgosur ka ndërruar jetë brenda ambienteve të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Fier. Sipas burimeve, bëhet fjalë për të dënuarin...
11:59 | 28/07/2026

Vrasja e Albi Bashaliut, dëshmitari në GJKKO zbardh dinamikën: Personi i maskuar e qëlloi dhe i dogji makinën

Po vijon seanca në GJKKO ndaj Laert Haxhiut, ndërkohë që në seancë ka dëshmuar Sami Bashaliu për vrasjen e kushëririt të tij, Albi Bashaliut, i...
11:44 | 28/07/2026