Trump thotë se Putini “po luan me zjarrin” pas sulmeve vdekjeprurëse në Ukrainë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kritikuar ashpër sërish udhëheqësin e Kremlinit, Vladimir Putin, pasi Rusia e përmbylli një fushatë bombardimesh triditore më 26 maj me sulmin më të madh ajror të luftës mbi trivjeçare.
Trump tha se deri tani e ka “mbrojtur” Rusinë nga masa të dhimbshme të pazbuluara, por la të kuptohej se po humb durimin pasi Putini po vazhdon t’i shpërfillë thirrjet e tij për armëpushim.
“Ajo që Vladimir Putini nuk e kupton është se, po të mos isha unë, shumë gjëra të këqija do t’i kishin ndodhur tashmë Rusisë dhe e kam fjalën për . Ai po luan me zjarrin!” – tha Trump më 27 maj në Truth Social.
Sergei Zhuk, profesor në Universitetin Ball State dhe ekspert për Rusinë dhe Ukrainën, tha se nuk pret që komentet e Trump në rrjetet sociale të sjellin veprime konkrete.
“Do të mbeten në nivelin e kritikave në rrjetet sociale dhe kaq”, tha Zhuk, i cili është gjithashtu hulumtues në Qendrën Woodrow Wilson në Uashington.
“Putini e kupton se administrata e re amerikane nuk do të reagojë aktivisht ndaj këtyre sulmeve”, tha Zhuk për REL.
Trump e ka bërë përfundimin e luftës në Ukrainë prioritet kryesor të politikës së jashtme që kur mori detyrën më shumë se katër muaj më parë. Në mars, ai u bëri thirrje të dyja palëve ta pranojnë menjëherë një armëpushim 30-ditor.
Zelensky e mbështeti thirrjen e Trumpit, por Putini nuk e pranoi, duke kërkuar që Ukraina fillimisht t’i pranojë disa kushte, përfshirë tërheqjen e trupave nga territori i saj. Kjo ishte e papranueshme për Kievin.
Ekspertët thonë se Putini nuk është i interesuar ta përfundojë luftën tani sepse beson se po e fiton atë dhe ende nuk ka i përmbushur synimet kryesore të saj.
LEXONI GJITHASHTU:
25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme