Bashkimi Evropian heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë
Bashkimi Evropian ka vendosur të heqë të gjitha sanksionet ekonomike ndaj Sirisë, duke përfshirë heqjen nga lista e sanksioneve të 24 subjekteve, ndër to edhe Banka Qendrore e Sirisë.
Lajmi u konfirmua përmes një deklarate zyrtare të Këshillit të BE-së, e cila thekson se masat kufizuese ekonomike janë hequr përveç atyre që lidhen me çështje sigurie.
“Këshilli ka miratuar akte ligjore që heqin të gjitha masat kufizuese ekonomike ndaj Sirisë, me përjashtim të atyre të bazuara në arsye sigurie. Miratimi formalizon vendimin politik të shpallur më 20 maj 2025 dhe synon të mbështesë popullin sirian në ribashkimin dhe rindërtimin e një Sirie të re, gjithëpërfshirëse, pluraliste dhe paqësore,” thuhet në deklaratë.
Ndër 24 subjektet që nuk do t’i nënshtrohen më ngrirjes së fondeve dhe burimeve ekonomike janë institucione të rëndësishme financiare dhe ekonomike të vendit. Përveç Bankës Qendrore të Sirisë, nga lista janë hequr edhe kompani që operojnë në sektorët kyç për rimëkëmbjen ekonomike të vendit, si industria e naftës dhe rafinimit, prodhimi i pambukut, telekomunikacioni dhe mediat.
Brukseli ka theksuar se vendimi synon t’i japë mbështetje popullit sirian në një fazë të re të rindërtimit dhe pajtimit kombëtar.
Megjithatë, BE thekson se masat e bazuara në çështje sigurie mbeten në fuqi, duke nënkuptuar se individë dhe struktura të lidhura me shkeljet e të drejtave të njeriut apo me dhunën në konfliktin sirian do të vazhdojnë të jenë subjekt i kufizimeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Momenti kur protestuesit thyejnë me gurë dhe sende të forta xhamat e automjetit të policisë (VIDEO)
Tentuan të kalojnë gardhin metalik, policia shoqëron persona të tjerë
Përplasje të forta te Pedonalja, shoqërohet edhe një person tjetër
- 13:19 Momenti kur protestuesit thyejnë me gurë dhe sende të forta xhamat e automjetit të policisë (VIDEO)
- 13:13 Tentuan të kalojnë gardhin metalik, policia shoqëron persona të tjerë
- 13:05 Përplasje të forta te Pedonalja, shoqërohet edhe një person tjetër
- 12:59 Përshkallëzohet protesta para Parlamentit, qëllohet me sende të forta drejt efektivëve. Shkatërrohen disa makina policie
- 12:50 Tensionohet situata para Parlamentit, policia shpërndan me ujë protestuesit
- 12:49 Lamallari viziton efektivët e lënduar në protestën para Kuvendit: Sulmi ndaj policisë është sulm ndaj shtetit