Merz: Gjermania dhe Ukraina do të prodhojnë së bashku raketa me rreze të gjatë

28 Maj 2025 | 15:18

Kancelari i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka konfirmuar gjatë një takimi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky se Berlini do të mbështesë Kievin në prodhimin e raketave me rreze të gjatë veprimi, si pjesë e përpjekjeve për të përforcuar mbrojtjen ndaj agresionit rus.

“Ne duam të flasim për prodhimin dhe nuk do të diskutojmë publikisht detajet”, tha Merz në një konferencë shtypi në Berlin, duke shmangur pyetjet nëse Gjermania do t’i dorëzojë Ukrainës raketat e saj të avancuara të tipit Taurus.

Merz, i cili mori detyrën në fillim të këtij muaji, është zotuar të rrisë ndjeshëm mbështetjen për Ukrainën. Ai nënvizoi këtë javë se nuk ekzistojnë më kufizime në distancën e veprimit për armët që i ofrohen Ukrainës nga aleatët perëndimorë.

Raketa gjermane Taurus ka një rreze veprimi prej 500 kilometrash, duke i dhënë asaj kapacitet të godasë objektiva të thella në territorin rus – më tej se shumica e raketave të tjera të furnizuara deri tani.

Edhe pse Merz nuk e përmendi drejtpërdrejt raketën Taurus gjatë deklaratës së tij të përbashkët me Zelensky, ai njoftoi se një “memorandum mirëkuptimi” për bashkëpunim në fushën e raketave me rreze të gjatë do të nënshkruhet më vonë sot nga ministrat e mbrojtjes të të dyja vendeve.

Nga ana tjetër, Kremlini ka reaguar ashpër ndaj këtyre zhvillimeve, duke paralajmëruar se heqja e kufizimeve në distancën e veprimit për raketat ukrainase përbën një “ndryshim të rrezikshëm” që do të dëmtonte përpjekjet për zgjidhje politike.

Pavarësisht kësaj, kancelari gjerman theksoi se ky vendim është marrë nga aleatët perëndimorë që muaj më parë, duke sinjalizuar një vijë të qartë të re politike në mbështetjen ndaj Ukrainës në luftën kundër agresionit rus.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lihen në burg 2 autorët për plagosjen e Brian Syzos në Pogradec

Gjykata e Korçës ka vendosur masën “arrest me burg” për Nikollas Agollin dhe David Priftin, të dy të arrestuar për plagosjen e Brian Syzos disa...
13:29 | 02/07/2026

Momenti kur protestuesit thyejnë me gurë dhe sende të forta xhamat e automjetit të policisë (VIDEO)

Situata është tensionuar gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit, ku një grup protestuesish kanë kaluar nga hedhja e vezëve dhe miellit në akte dhune dhe...
13:19 | 02/07/2026

Tentuan të kalojnë gardhin metalik, policia shoqëron persona të tjerë

Të tjerë protestues kanë tentuar të kalojnë gardhin metalik rreth Parlamentit. Efektivët kanë bërë të mundur ndalimin e dy prej tyre për ti shoqëruar në...
13:13 | 02/07/2026