Kriset marrëdhënia, Musk kritikon projektligjin e Trump: E rrezikshme për financat

28 Maj 2025 | 14:25

Miliarderi i teknologjisë, Elon Musk, ka kritikuar hapur një projektligj të rëndësishëm të mbështetur nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i miratuar javën e kaluar nga republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve.

Në një intervistë për programin “CBS Sunday Morning”, Musk shprehu shqetësim për ndikimin fiskal të ligjit të ri dhe efektin e tij në Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë (DOGE), një institucion i krijuar enkas nga Trump për të zvogëluar shpenzimet federale.

“Sinqerisht, u zhgënjeva kur pashë projektligjin e shpenzimeve. Jo vetëm që nuk ul deficitin buxhetor, por e rrit atë në mënyrë të ndjeshme dhe minon përpjekjet e ekipit të DOGE,” tha Musk.

Projektligji i miratuar, i quajtur “One Big Beautiful Bill”, përfshin zgjatjen e shkurtimeve të taksave të miratuara gjatë mandatit të parë të Trump më 2017, vendos kërkesa më të rrepta pune për përfituesit e Medicaid, rrit financimin për sigurinë kufitare dhe eliminon një sërë kredish tatimore për energjinë e pastër.

Sipas Zyrës së Buxhetit të Kongresit, ky ligj pritet të shtojë 3.8 trilionë dollarë në deficitin federal deri në vitin 2034.

Duke iu referuar emërtimit të projektligjit Trump tah me ironi: “Një projektligj mund të jetë i madh ose mund të jetë i bukur. Nuk jam i sigurt që mund të jetë të dyja njëherësh”.

Edhe pse ligji ende nuk është votuar në Senat, komentet e Musk sinjalizojnë një krisje politike mes tij dhe Presidentit Trump.

Vërejtjet e tij mund të ndikojnë debatin rreth projektligjit, sidomos mes republikanëve dhe konservatorëve tradicionalë që janë të shqetësuar për borxhin federal.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti kinez: Kina do të udhëheqë rendin e ri global të Inteligjencës Artificiale

Presidenti kinez Xi Jinping deklaroi të premten se Kina synon të udhëheqë krijimin e një rendi të ri global për inteligjencën artificiale (IA), duke promovuar...
08:34 | 17/07/2026

Irani: Kemi nisur sulme të reja ndaj objekteve amerikane në Gjirin Persik

Irani njoftoi se ka nisur një valë të re sulmesh ndaj objekteve amerikane në Gjirin Persik, pas natës së gjashtë radhazi të operacioneve ushtarake amerikane...
08:28 | 17/07/2026

Moti i keq në Teksas, dy persona të vdekur nga përmbytjet! Autoritetet në gatishmëri për reshje rekord

Shirat e rrëmbyeshëm vranë dy persona në Teksas, ndërsa ujërat e përmbytjeve i morën me vete në automjetet e tyre, teksa shteti përgatitet për reshje...
08:28 | 17/07/2026