Rama u kërkoi bashkëpunim për emrin presidentit të ri, reagon PD
Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili tha se do të konsultohet me PD-në për emrin e presidentit të ri, ka ardhur edhe një reagim nga selia blu.
Partia Demokratike nëpërmjet një deklarate për media ka hedhur sërish akuza ndaj Ramës për procesin zgjedhor të 25 prillit dhe ndërkohë nuk është përmendur çështja për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, një nismë kjo e socialistëve.
“Edi Rama është autori i masakrës elektorale dhe tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve për ndryshim. Me qëllim që të largojë vëmendjen ai vazhdon gënjeshtrat, manipulimet dhe diversionet. Vjedhja e zgjedhjeve nga Rama-Doshi-Rakipi e çuan vendin tonë drejt një masakre masive elektorale, ku viktimat janë qytetarët shqiptarë dhe e ardhmja e tyre”, thuhet në reagimin e PD-së.
Ndërkohë, ritheksohet se demokratët do të qëndrojnë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend.
“Detyra jonë ndaj shqiptarëve është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend. Asnjë diversion nuk do të na ndalë në këtë betejë, duke filluar me shpalosjen e fakteve, provave dhe të dhënave që dëshmojnë përmasën e plotë të masakrës zgjedhore nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi”, thuhet në reagim.
Lexoni gjithashtu:
“Listat e hapura sollën dëme anësore”, Rama: Kemi humbur katër mandate nga votat e pavlefshme
Rama me deputetët e rinj: Do konsultohemi me PD për emrin e presidentit të ri
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta