Ngjitet në skenë “Gjuha Mëmë”, reflektim për lirinë e grave shqiptare dhe italiane

28 Maj 2025 | 21:11

Nën titullin “Gjuha Mëmë”, Ema Andrea dhe Aida Talliente kanë ngjitur në skenë një shfaqje, ku teksti i tyre përball fatin e grave shqiptare dhe atyre italiane nga vitet 1990 e deri sot.

Dy vende përballë, me realitete kaq të ndryshme, pikëtakimi i tyre është dëshira dhe nevoja e gruas për të zotëruar lirinë dhe fatin e vet.

Shfaqja me tekst të shkruar nga dy aktoret u ngjit në skenë në tre qytete, në kuadër të Javës së Evropës.

Deti, emigrimi dhe ëndrrat vijnë përmes elementësh skenikë minimalistë, ndërsa motivet muzikore nuk mungojnë.

Gjuha Mëmë” kërkon të përcjellë mesazhin mbi lirinë e njeriut e gruas, në një shoqëri të ndyrshme, ku nëse mungon liria e saj, s’mund të ketë as liri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026