“PD sapo ankimoi edhe Durrësin në KAS”, flet përfaqësuesi ligjor i PD

28 Maj 2025 | 21:33

Franc Nuri, përfaqësues ligjor i Partisë Demokratike tha në Euronews Albania se përveç qarqeve Shkodër, Kukës, Fier, Lezhë, Dibër, Korçë, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër, ku Partia Demokratike ka ankimuar në KAS zgjedhjet e 11 majit, tashmë shtohet ankimimi dhe në qarkun e Durrësit.

Nuri thekson se kanë ardhur edhe kallëzime të tjera, qoftë anonime apo dhe nga subjektet lidhur me zgjedhjet. Më tej, ai sqaron denoncimet apo kallëzimet penale që PD ka referuar.

“Vi nga KQZ,  isha në protokoll dhe sapo dorëzova ankimimin e Durrësit, është dorëzuar para pak minutash.

Provat janë të gjithanshme. Provat i kanë grumbulluar degët, kandidatët, drejtuesit politik, strukturat. Janë prova që ne i kemi mbledhur përpara muajit janar. Të gjitha denoncimet që kemi bërë po i risjellim këtu, kallëzimet penale poashtu i kemi referuar. Po i referojmë vendimet e qeverisë për faljen e gjobave. Për këto në SPAK ka vajtur Partia Demokratike, eksponentë, drejtues politikë për raste të caktuara. Për rastin e Kukësit, unë nuk isha në dijeni të çdo kallëzimi që mund të ishte bërë.

Gjatë seancës, u urdhërua nga trupa e KAS-it që administrata e KQZ-së të merrte informacion zyrtar. Na erdhi informacioni sot dhe doli që ishin 5-6 kallëzime. Kallëzime anonime, kallëzime nga subjektet, pra që përkisnin me krime zgjedhore të mundshme.

Pra, çdo gjë që vlen për të treguar se këto zgjedhje ishin të parregullta dhe tjetërsimi i vullnetit të qytetarëve ka ndodhur para se të futet në kutinë e votimit, i shërbejnë PD-së për të faktuar këtë manipulim që ne e quajmë farsë elektorale”, tha Franc Nuri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të premte ditën e 55-të të saj, ndërsa tubimi i sotëm përkon me mbledhjen e...
20:06 | 24/07/2026

Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri

Është rënduar bilanci i ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të premte në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku tashmë 3 persona kanë humbur jetën. Pas...
19:36 | 24/07/2026

73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin

Banorët e fshatit Përparim thonë se qarkullimi me shpejtësi të lartë e ka kthyer aksin Elbasan–Peqin në një rrezik të përditshëm për këmbësorët. Pas aksidentit...
18:15 | 24/07/2026