Nis me debate seanca plenare/ Spiropali “përplaset” me Bardhin, i mbyll mikrofonin
Pas dy muajsh fushatë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë janë rikthyer në Parlament.
Seanca e kësaj të enjteje ka nisur me debate mes kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali dhe deputetit demokrat Gazment Bardhi.
Teksa Spiropali pyeti nëse dikush kishte vërejtje për procesverbalin, Gazment Bardhi tha:
“Në procesverbal keni zbardhur emra të tjerë të deputetëve të krahut andej e përfaqësues të qeverisë. Ju duhet të vini emra të vërtet të atyre që ju përfaqësoni të tjerë, fjala vjen zonja kryetare, ju nuk quheni Elisa Spiropali ju quheni përfaqësuese e Xhafbatëve në Kuvendin e Shqipërisë”.
Kryeparlamentarja në këtë moment vendosi që deputetit demokrat ti mbyllej mikrofoni.
“Ok, e mbyllim mikrofonin se nuk është për procesverbalin”, tha Spiropali e cila vijoi seancën me leximin e njoftimeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia vijon shoqërimet e 4 protestuesve të tjerë, tensionohet situata jashtë Kuvendit
Rama ndan pamjet nga punimet: Rruga “Adria” po shndërrohet në rrugë më të sigurt dhe më bashkëkohore
Përfshihen nga flakët tokat e fshatit Rromës në Mallakastër, digjen ullishte dhe sipërfaqe bujqësore (VIDEO)
- 14:24 Policia vijon shoqërimet e 4 protestuesve të tjerë, tensionohet situata jashtë Kuvendit
- 14:17 Rama ndan pamjet nga punimet: Rruga “Adria” po shndërrohet në rrugë më të sigurt dhe më bashkëkohore
- 14:08 Në janar i shpëtoi atentatit, vritet kryebashkiaku i Meksikës. Persona të armatosur sulmuan zyrën e tij
- 14:04 Përfshihen nga flakët tokat e fshatit Rromës në Mallakastër, digjen ullishte dhe sipërfaqe bujqësore (VIDEO)
- 13:54 Qytetarët mbledhin mbeturinat e hedhura gjatë protestës, qeset i vendosin para efektivëve të policisë (VIDEO)
- 13:39 Autori i 7 rasteve të vjedhjes, vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës