OKB: Sulmet e Rusisë me dronë në Kherson të Ukrainës përbëjnë krim lufte

29 Maj 2025 | 12:39

Ushtria ruse ka kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit duke i sulmuar me dronë shënjestrat civile në rajonin jugor të Ukrainës, Kherson, sipas një raporti të ri të Kombeve të Bashkuara.

Raporti i Komisionit të Pavarur Ndërkombëtar për Hetime në Ukrainë – i publikuar më 28 maj – është prova më e fundit që dëshmon për krime të mundshme të kryera nga autoritetet civile apo ushtarake të Rusisë në Ukrainë.

“Forcat e Armatosura të Rusisë kanë kryer krime kundër njerëzimit përmes vrasjeve dhe krime lufte duke sulmuar civilët, përmes një modeli të sulmeve me dronë që kanë zgjatur me muaj dhe që kanë shënjestruar civilët në bregun e djathtë të lumit Dnieper në Herson”, thuhet në raportin e komisionit.

Në fund të vitit 2022, disa muaj pas fillimit të pushtimit të plotë, forcat ukrainase arritën t’i zmbrapsin pjesërisht trupat ruse nga rajoni i Hersonit. Forcat ruse u tërhoqën nga brigjet perëndimore të lumit Dnieper në drejtim të lindjes, i cili është pjesë e rajonit të Khersonit.

Prej asaj kohe, trupat ruse kanë vazhduar të bombardojnë qytete dhe fshatra në bregun përballë, përfshirë edhe qytetin e Khersonit. Në vitin 2023, forcat ukrainase tentuan të krijojnë një pikëmbështetje në bregun lindor të Dnieperit për të shtyrë më tej trupat ruse, por kjo përpjekje dështoi.

Gati 150 civilë janë vrarë në fushatën e sulmeve me dronë që, sipas komisionit, nisi në verën e vitit 2024; dhe qindra të tjerë janë plagosur – shumë prej tyre ndërsa kryenin punët e tyre të përditshme brenda apo jashtë shtëpive të tyre. Operatorët e dronëve përdorën video në kohë reale për t’i ndjekur dhe goditur civilët, thuhet në raport.

Edhe ambulancat, të cilat janë të mbrojtura sipas ligjit ndërkombëtar, kanë qenë në shënjestër të këtyre sulmeve.

Sulmet ruse “janë kryer me qëllimin kryesor për të përhapur terror mes popullsisë civile, duke e shkelur ligjin humanitar ndërkombëtar”, tha paneli i ekspertëve, që funksionon në kuadër të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vatikani refuzon propozimin për të lejuar gratë të drejtojnë predikimet në meshë

Vatikani riafirmoi të martën një rregull të hershëm që vetëm një prift mund të mbajë një predikim në një meshë katolike, duke hedhur poshtë një...
08:40 | 24/06/2026

Ngushtica e Hormuzit, Omani hap korridor të ri për lundrim të sigurt

Omani njoftoi të martën hapjen e një korridori të përkohshëm detar për anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, duke përmendur përgjegjësinë e tij ndaj...
08:32 | 24/06/2026

Trump urdhëron Departamentin e Drejtësisë të hetojë kompanitë e naftës për çmimet e larta të benzinës

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të mërkurën në mëngjes se i kishte urdhëruar Departamentit të Drejtësisë të hetonte kompanitë e naftës për çmimet e...
08:10 | 24/06/2026