Talenti i ri i kitarës, 16-vjeçari mahnit publikun në recitalin e parë në Durrës

29 Maj 2025 | 17:35

Një mbrëmje plot emocion dhe art u zhvillua në sallën e Qendrës Kulturore të Fëmijëve në Durrës, ku kitaristi i ri, Gerd Kurti, interpretoi në koncertin e tij të parë recital në kitarë klasike.

Përballë një publiku të përzgjedhur, 16-vjeçari solli një repertor të pasur me vepra të autorëve të njohur botërorë si Johann Sebastian Bach dhe Francisco Tarrega, duke dëshmuar një talent të spikatur dhe një përkushtim të admirueshëm ndaj muzikës.

“Kam një program prej 45 minutash. Filloj me një pjesë barok dhe e mbyll me një tango. Ka pjesë të qeta, më moderne, më kontemporane – është menduar për të gjitha moshat. Kam 11 vjet që luaj kitarë klasike dhe e bëj me shumë pasion. Ndihem i vlerësuar dhe i motivuar të punoj edhe më shumë”, – tha Gerd Kurti.

Për të, suksesi në skenë është një mesazh për bashkëmoshatarët që të ndjekin pasionet dhe të investojnë në art e sport, si rrugë drejt zhvillimit personal dhe shpirtëror.

“Nuk është aspak e vështirë nëse ke mbështetje. Dua që të gjithë të rinjtë të merren me muzikë, me sport. Nuk ka gjë më të bukur. Duhet të ndjekin ëndrrat dhe pasionet”, – shtoi ai.

Në fund të koncertit, duartrokitjet e zjarrta dhe emocionet në sytë e prindërve, mësuesve dhe të afërmve ishin shpërblimi më i madh për artistin e ri, i cili me këtë recital hapi një faqe të re në rrugën e tij drejt muzikës profesionale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në fshatin Zgjanë të Lushnjes, ku specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në bashkëpunim me Departamentin...
10:53 | 04/06/2026

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026