Vlorë, ekzekutohet me breshëri automatiku 40-vjeçari
Bledar Birçaj, 40-vjeç, u qëllua sot për vdekje me kallashnikov nga persona të paidentifikuar, teksa po lëvizte me makinë në lagjen “Hajro Çakerri” të Vlorës.
Për të kryer vrasjen autorët përdorën një makinë, e cila u shfrytëzua edhe për largimin nga vendngjarja. Nga të shtënat Birçe mbeti i plagosur rëndë dhe ndërroi jetë gjatë transportit për në spital.
Gazetarja e Euronews Albania, Ebrieta Maçaj raportoi se në momentin e ngjarjes 40-vjeçari udhëtonte me dikë tjetër në makinë, i cili ka mundur të shpëtojë dhe është shoqëruar në polici për të dëshmuar.
Birçaj njihet në qyteti ne Vlorës pasi familjarë të tij administrojnë një bar përgjatë “Lungomares”. Ai qe arrestuar në vitin 2011 si i dyshuar për një tentativë vrasjeje, ndërsa vitet e fundit pati emigruar në Spanjë.
Autoritetet dyshojnë se 40-vjeçar mund të jetë përfshirë në grupet e trafikut të drogës dhe konfliktet e mundshme mes bandave.
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës