Të mërkurën mbërrijnë në Kosovë edhe 38 mijë vaksina anti-COVID
Të mërkurën në Kosovë do të mbërrijnë edhe 38 mijë e 400 doza të tjera të vaksinë anti-COVID-19, vaksina këto që vijnë në kuadër të aleancës COVAX.
Lajmi është dhënë nga Ministria e Shëndetësisë.
Me pranimin e këtyre dozave të vaksinës kundër COVID-19 do të vijohet edhe më tej vaksinimi i kategorive të parapara sipas planit shtetërore të vaksinimit kundër COVID-19.
“Këto doza do të arrijnë në Kosovë të mërkurën paradite. Me pranimin e këtyre dozavë të vaksinës kundër COVID-19, do të vijohet më tej me vaksinimin e kategorive të parapara sipas Planit Shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Shëndetësisë.
Ndërkohë situata epidemiologjike në Kosovë është e qëndrueshme. Një ditë më parë u raportuan për 95 raste të reja pozitive dhe për 5 viktima.
Ndërsa numri i pacientëve të cilët kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19 është 291 gjatë 24 orëve të fundit.
Lexoni gjithashtu:
Katër të vdekur dhe 170 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve