AMP arreston dy punonjës policie, pezullon nga detyra një tjetër

31 Maj 2025 | 09:58

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndërmarrë disa operacione të rëndësishme për arrestimin e dy punonjësve të policisë dhe pezullimin nga detyra e një tjetri për veprime të paligjshme, më konkretisht:

Në Korçë, AMP ka arrestuar shtetasin me iniciale A. H., 57 vjeç, Shef i Zyrës së Inspektim-Parandalimit pranë Drejtorisë së Shërbimit të MZSH-së në Bashkinë Korçë, për akuzat e “Drejtimit të automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Sipas informacioneve, 57 vjeçari ka përplasur një mjet tjetër, një Mercedes Benz, duke u larguar menjëherë nga vendi i aksidentit. Testimi i tij me aparat Drager ka treguar një nivel alkolik prej 1.07 mg/l, mbi normën e lejuar. Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet janë dorëzuar në Prokurorinë e Korçës për procedura të mëtejshme.

Në Elbasan, AMP ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë B. T., 54 vjeç, Inspektor në Komisariatin e Qarkullimit Rrugor në Elbasan.

Pas hetimeve rezulton se shtetasi me iniciale B. T. ka favorizuar drejtues të automjeteve që kryenin shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Në Tiranë, AMP ka arrestuar punonjësin e policisë me iniciale B. M., 24 vjeç, Inspektor pranë Komisariati të Policisë Nr. 4, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Përndjekja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Arrestimi i tij pasoi një kallëzim të bërë nga shtetësja M. H., 27 vjeçe, e cila ka akuzuar ish-partnerin e saj, B. M., më datë 25.05.2025 ka ushtruar dhunë fizike dhe e ka përndjekur vazhdimisht duke i shkaktuar pasiguri në jetën e saj.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026