“Më kanë ngatërruar…”, Detaje nga plagosja në Durrës, çfarë deklaroi 36-vjeçari
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës, në zonën e Fllakës, pranë kufirit me Shënavlashin, ku një 36-vjeçar është qëlluar me armë zjarri.
I plagosuri, Arbër Goreja, ka sqaruar se kishte qenë duke udhëtuar kur një makinë tip “Ford” e bardhë e cila e ka ndjekur dhe ka ndaluar paralelisht me mjetin e tij. Pasi ka ndaluar, automjeti ka hapur zjarr, duke e qëlluar me armë në trup. Sipas deklaratës së tij, ai ka marrë tre plumba, ndërsa njëri e ka kapur në brinjë.
Arbër Goreja ka theksuar se nuk i njeh autorët e sulmit dhe ka siguruar se nuk ka pasur asnjë konflikt me persona të tjerë. Ai ka shtuar se mendon se mund të jetë ngatërruar me dikë tjetër.
“Isha duke ardhur në Durrës dhe mu afrua një makinë Ford e bardhë me portobagazh. Ndërkohë që po ecja, më erdhi paralel automjeti dhe më qëlloi tri herë me pistoletë. Mua më kapi një plumb në brinjë. Në fillim nuk po kuptoja nga shoku dhe më pas më nisi dhimbja. Makina më ndoqi disa metra dhe më pas ndaloi. Nuk i njoh autorët. Unë nuk kam konflikte të kaluara me persona të tjerë. Ndoshta më kanë ngatërruar me ndonjë person tjetër”, tha Arbër Goreja.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të mundshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër, dyshohet se u vra për gjakmarrje
Kapet në Tiranë 48-vjeçari i dënuar me 13 vjet burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni (EMRI)
72-vjeçarja me demencë humb kontaktet me familjen në Vlorë, apel për ta gjetur
- 13:53 Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër, dyshohet se u vra për gjakmarrje
- 13:53 Temperaturat ekstreme, zjarrfikësit e Gramshit dalin në ndihmë të qytetarëve: Mos ndizni zjarre
- 13:36 Kapet në Tiranë 48-vjeçari i dënuar me 13 vjet burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni (EMRI)
- 13:28 Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara
- 13:23 Korçë, Festivali Internacional i Muzikës ngjit në skenë yjet e baletit
- 13:18 OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në 2050