Yuri Kim mesazh magjistratëve: Është koha të tregoni se jeni të pandikuar nga politika
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim gjatë një aktiviteti të organizuar me rastin e Ditës së Drejtësisë, është shprehur se institucionet e reja të krijuara nga reforma në drejtësi po funksionojnë plotësisht.
Por pavarësisht rezultateve të para të prekshme, ambasadorja Kim nga ana tjetër theksoi se ka ende shumë për të bërë në mënyrë që të përmbushen pritshmërinë që kanë qytetarët.
“Reforma e drejtësisë ka bërë rrugë të madhe para por ka ende për t’u bërë që të përmbushen pritshmërinë e popullit shqiptar”, ka deklaruar ambasadorja amerikane.
Yuri Kim tha se SHBA do të vazhdojë të jetë në mbështetje të Shqipërisë në mënyrë që drejtësia dhe sundimi i ligjit të bëhet realitet duke shtua se “drejtësia dhe sundimi i ligji duhet t’i shërbejnë popullit”.
“Është koha që ju të tregoni se jeni të pandikuar nga politika, nuk ka vend për korrupsion dhe aktorë korrupsioni në sistemin e drejtësisë. Shqipëria ka tashmë një kornizë të plotë ligjore në përputhje me standardet më të larta”, deklaroi diplomatja amerikane.
Kreu i Këshillit të lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi në fjalën e tij tha se institucionet e reja në drejtësi janë ngritur për të ofruar një drejtësi më të drejtë dhe më të shpejtë. Ai theksoi se ende nuk janë parë efektet e drejtësisë së re por foli me optimizëm për të ardhmen.
“Pavarësisht vështirësive të përkohshme, s’duhet të humbasim nga sytë objektivin. Kemi krijuar kushtet për mirëfunksionim. Kemi sigurinë se 2021 shënon pikën më të ulët të kurbën së vështirësive për zbatimin e Reformës. Nga vitit që vjen sistemi do të furnizohet me gjak të ri. Do të ketë magjistratë të rinj, të mbrojtur. Të përgatitur profesionalisht e moralisht për premtimin e Reformës në Drejtësi”, tha ai.
Kurse kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani gjatë fjalës së tij tha se për gjyqtarët dhe prokurorët udhërrëfyes duhet të jetë Kushtetuta dhe jo politika dhe vetëm në këtë mënyrë mund të kemi drejtësi.
“Nëse do t’i rezistohet përpjekjeve të politikës apo interesave të tjera, që do të kërkojnë të imponojnë vendimmarrjen dhe paanësinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, nëse do të ruhen të pastra interesat e dhënies së drejtësisë, të shenjta këto për çdo jurist, atëherë, i është bërë një shërbim shumë i madh demokracisë, i është bërë një shërbim shumë i madh vendit”, deklaro ia.
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta