Rendohet bilanci i aksidentit në Vlorë, pas 19-vjeçarit humb jetën edhe 16-vjeçari

1 Qershor 2025 | 19:57

Është rënduar bilanci i aksidentit tragjik në Vlorë, ku dy të rinj që po udhëtonin me motor kanë humbur jetën.

Pas një momenti ku dyshohet se drejtuesi i motorit, 19-vjeçar, humbi kontrollin ata janë aksidentuar këtë të diel në mesditë, në aksin nacional Vlorë–Fier, në vendin e quajtur “Pusi i Mezinit”.

19-vjeçari Luan Llano që drejtonte motorin ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa fatkeqësisht, në një informacion të fundit që vjen në orët e mbrëmjes, policia njofton se edhe i riu që ndodhej pasagjer, 16-vjeçari Tomorr Mbrati, ka humbur jetën rrugës për në spital.

Njoftimi i policisë

“Në vijim të aksidentit të ndodhur sot, në rrugën “Demokracia”, ju informojmë se shtetasi L. Ll., 19 vjeç, i cili ndërroi jetë në vendngjarje, ka qenë drejtuesi i motomjetit.

Gjithashtu, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në Spitalin e Traumës edhe shtetasi i mitur T. M., 16 vjeç, i cili udhëtonte si pasagjer.

Në përfundim të veprimeve hetimore, materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Reagon Shkolla

Ndërkohë, në lidhje me humbjen e jetës së dy të rinjve, ka reaguar në një status në rrjetet sociale edhe Shkolla Industriale “Pavarësia” Vlorë:

“Sot, dy djem 16 dhe 19 vjeç, dy nxënës të shkollës tonë, Luan Llano (19) dhe Tomorr Mbrati (16), nuk do të kthehen më në shtëpi.
Atje ku do t’i prisnin prindërit, motrat, vëllezërit… Dy engjëj iu shtuan qiellit, por është e padrejtë që jeta t’u ndërpritet kaq herët.
Nuk gjej fjalë për të ngushëlluar familjet e tyre. Nuk ka fjalë që shëron një dhimbje të tillë.
Vetëm lutje dhe përqafime për familjet e tyre.”
R.I.P Luan dhe Tomorr 🕊️🕊️

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës

Kjo e mërkurë shënon ditën e 25-të të protestave në Tiranë, ku qytetarët, si çdo ditë, u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan...
21:23 | 24/06/2026

Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)

Juglindja e vendit është përfshirë nga një stuhi shiu mbrëmjen e së mërkurës, duke sjellë reshje të dendura dhe aktivitet të lartë elektrik në disa...
20:56 | 24/06/2026

Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e saj...
20:39 | 24/06/2026