Përshkallëzohen tensionet tregtare, Kina: SHBA ka shkelur armëpushimin e tarifave
Kina ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për “shkelje të rëndë” të marrëveshjes së armëpushimit tregtar mes dy vendeve dhe ka paralajmëruar masa të forta për të mbrojtur interesat e saj kombëtare.
Ministria kineze e Tregtisë deklaroi se Uashingtoni ka “minuar seriozisht” marrëveshjen e arritur gjatë bisedimeve në Gjenevë muajin e kaluar, ku palët ranë dakord për uljen reciproke të tarifave.
Sipas zëdhënësit të ministrisë, veprimet e fundit të SHBA-së shkelin gjithashtu konsensusin e arritur gjatë një bisede telefonike në janar ndërmjet presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit kinez Xi Jinping.
Komentet vijnë pas deklaratave të presidentit Trump të premten, ku ai akuzoi Kinën se kishte “shkelur plotësisht marrëveshjen e saj me ne”. Përfaqësuesi i Tregtisë, Jamieson Greer, shtoi se Pekini kishte dështuar të përmbushte zotimin për heqjen e barrierave jotarifore ndaj mallrave dhe kompanive amerikane.
Sipas marrëveshjes së armëpushimit të arritur në maj në Gjenevë, SHBA-ja ra dakord të ulte tarifat mbi mallrat kineze nga 145% në 30%, ndërsa Kina uli tarifat hakmarrëse nga 125% në 10%.
Megjithatë, Pekini akuzon Uashingtonin për një sërë shkeljesh, përfshirë:
-
Ndalimin e shitjeve të softuerëve për dizajnimin e çipave kompjuterikë për kompanitë kineze,
-
Paralajmërimet kundër përdorimit të çipave të prodhuar nga Huawei,
-
Anulimin e vizave për studentët kinezë në fushat e teknologjisë.
Ministria kineze e Tregtisë paralajmëroi se Pekini do të marrë masa të ashpra në përgjigje të këtyre lëvizjeve, duke rritur shqetësimet për një përshkallëzim të ri të luftës tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës