Turqia rikthen në tryezë Rusinë dhe Ukrainën, mbahet takim i nivelit të lartë
Po mbahet këtë të hënë takimi trepalësh midis delegacioneve të Turqisë, Rusisë dhe Ukrainës.
Takimi ka nisur në orën 13:00 me kohën lokale, nën drejtimin e Ministrit të Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan.
Në këtë takim të rëndësishëm, që pritet të mbajë gjallë frymën e dialogut mes dy vendeve në konflikt, do të marrë pjesë edhe kreu i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës Turke (MIT), İbrahim Kalın.
Delegacioni rus do të përfaqësohet nga figura të larta si këshilltari i presidentit Vladimir Putin, Vladimir Medinsky, zëvendësministri i Jashtëm Mikhail Galuzin, zëvendësministri i Mbrojtjes Aleksandr Fomin dhe shefi i Drejtorisë Kryesore të Shtabit të Përgjithshëm, Igor Kostyukov.
Në anën tjetër, delegacioni ukrainas do të përfshijë ministrin e Mbrojtjes Rustem Umerov, zëvendësministrin e Jashtëm Sergiy Kyslytsya, zëvendësshefin e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU), Oleksandr Poklad dhe zëvendësshefin e Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme, Oleh Luhovskyi.
Turqia riktheu përballjen diplomatike mes dy palëve për herë të parë pas tre vitesh. Pas përpjekjeve të para në Antalia dhe Stamboll në vitin 2022, pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, takimi i fundit u zhvillua më 16 maj 2025 në Zyrën Presidenciale të Dolmabahçes në Stamboll.
Rezultati konkret i atyre negociatave ishte arritja e një marrëveshjeje për një shkëmbim masiv të të burgosurve, 1.000 persona nga secila palë. Ky shkëmbim u përfundua më 25 maj, dhe palët janë zotuar të vazhdojnë negociatat për një armëpushim të mundshëm dhe rrugëdalje paqësore nga konflikti.
Përfshirja aktive e Ankarasë dhe kthimi i tryezës së dialogut në Stamboll nënvizon rëndësinë e rolit që Turqia ka marrë si ndërmjetës në konfliktin ruso-ukrainas, duke shfrytëzuar marrëdhëniet e saj diplomatike me të dyja palët.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump: Tarifa 100% për vendet evropiane që vendosin taksën dixhitale për kompanitë amerikane
Izraeli dhe Libani nënshkruajnë sonte në Uashington marrëveshjen e armëpushimit
“Nuk e braktise vajzën edhe në frymën e fundit”, deklarata rrënqethëse e bashkëshortit që humbi gruan nga tërmeti
- 20:20 Ministri Lamallari reagon për Ikballe Hudutit: Nuk merremi me protestues, por s’ka vend për ekstremizëm në Shqipëri
- 19:50 Trump: Tarifa 100% për vendet evropiane që vendosin taksën dixhitale për kompanitë amerikane
- 19:43 Dita e 27-të e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
- 19:33 Izraeli dhe Libani nënshkruajnë sonte në Uashington marrëveshjen e armëpushimit
- 19:31 Betonizim dhe tharje e Banjave Termale të Bënjës? Rama: Manipulim dhe dezinformim digjital, algoritmi ka shpërthyer…
- 19:10 LIVE- Dita e 27-të e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë