Mbi 700 persona besohet se kanë vdekur në përmbytjet shkatërruese në Nigeri

2 Qershor 2025 | 15:30

Numri zyrtar i të vdekurve pas përmbytjeve vdekjeprurëse që goditën qytetin nigerian të Mokwa të enjten është rritur në më shumë se 200, thonë zyrtarët.

500 persona të tjerë rezultojnë ende të zhdukur në qytetin në shtetin qendror të Nigerit, megjithatë, zyrtari lokal Musa Kimboku i tha BBC-së se përpjekjet e shpëtimit kishin pushuar sepse autoritetet nuk besojnë më se dikush mund të gjendet ende gjallë.

Përmbytjet, që thuhet se janë më të këqijat në zonë në 60 vjet, përfshiu distriktet Mokwa të Tiffin Maza dhe Anguwan Hausawa pas shirave të rrëmbyeshëm.

Në një përpjekje për të parandaluar sëmundjet në zonë, autoritetet së shpejti do të fillojnë të gërmojnë kufomat e varrosura nën tokë, tha kreu i distriktit të Mokwa-s, Muhammadu Aliyu.

Duke rrëfyer skenat e katastrofës banorët vendas i thanë BBC-së se panë shtëpitë dhe anëtarët e familjeve të tyre të përmbyten nga uji.

Një burrë, Adamu Yusuf, humbi gruan dhe foshnjën e tij të porsalindur.

“E pashë i pafuqishëm ujin teksa përmbyste familjen time. Mbijetova sepse mund të notoja”, i tha ai BBC-së.

Një banor tjetër, Saliu Sulaiman, tha se përmbytjet e kishin lënë të pastrehë dhe kishin shkatërruar disa nga fitimet e biznesit të tij.

“Humba të paktën 1,500 dollarë nga përmbytjet. Ishin të ardhurat nga shitja e prodhimeve të fermës sime një ditë më parë. Mendova të kthehesha në dhomë për t’i marrë, por presioni i ujit më frikësoi.”

Disa banorë vendas kanë thënë se përmbytjet ishin kaq shkatërruese për shkak se një digë aty pranë kishte shpërthyer, megjithatë autoritetet nuk e kanë konfirmuar këtë.

Të dielën, Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave (Nema) njoftoi se kishte filluar procesin e ofrimit të paketave të ndihmës për njerëzit e prekur.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026