Anëtar i delegacionit ukrainas: Rusia refuzoi një armëpushim pa kushte në Stamboll

2 Qershor 2025 | 21:01

Përfaqësuesit e Rusisë refuzuan përsëri një armëpushim pa kushte, tha sot Zëvendësministri i Parë i Punëve të Jashtme të Ukrainës dhe anëtar i delegacionit ukrainas, Sergiy Kislitsa, pas raundit të dytë të negociatave midis palëve ruse dhe ukrainase në Stamboll.

Në konferencën informative pas negociatave, ai tha se “Presidenti i SHBA-së Donald Trump propozoi një armëpushim pa kushte”, duke shtuar se kjo u diskutua me delegacionin amerikan, raportoi agjencia UNIAN.

” Delegacioni ynë i përsëriti të gjitha këto, por pala ruse nuk i pranoi propozimet “, njoftoi Kislica. Ai shtoi se rusët janë kundër përfshirjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në negociata dhe deklaroi se Ukraina nuk është e kënaqur me këtë qëndrim.

“SHBA-të luajnë një rol shumë të rëndësishëm dhe janë një garantues i rëndësishëm i besimit. Për të siguruar një arkitekturë sigurie afatgjatë në Evropë, Amerika duhet të jetë e përfshirë sepse përndryshe nuk mund të flasim për qëndrueshmëri afatgjatë”, tha zyrtari ukrainas.

Kreu i delegacionit ukrainas, Ministri i Mbrojtjes Rustem Umerov, tha se sot të dy palët ranë dakord për një shkëmbim të ri të të burgosurve, si dhe për kthimin e 6,000 trupave të ushtarëve të vdekur në këmbim të 6,000 të vdekurve nga pala tjetër .

Siç raportoi agjencia ukrainase, kreu i delegacionit rus, Vladimir Medinsky, tha se Rusia i ofroi Ukrainës një armëpushim për dy ose tre ditë, gjoja me qëllim mbledhjen e trupave të të vdekurve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iranianët në vështirësi për ta siguruar bukën e gojës teksa çmimet vazhdojnë të rriten

Me gjithë sanksionet e rënda ekonomike për vite e vite me radhë, iranianët ia kanë dalë ta sigurojnë kafshatën e gojës. Deri tani. Rritja e...
14:51 | 26/06/2026

Ministrja suedeze merr foshnjen me vete në mbledhjen e qeverisë

Ministrja suedeze e Klimës dhe Mjedisit, Romina Pourmokhtari, është kthyer në qendër të vëmendjes pasi mori pjesë në një takim zyrtar duke mbajtur në krah...
14:45 | 26/06/2026

Rusia dhe Ukraina vijojnë shkëmbimin e të burgosurve, lirohen 320 persona

Rusia dhe Ukraina kryen të premten një shkëmbim tjetër të të burgosurve, ku secila palë ktheu 160 të burgosur lufte, thanë zyrtarë nga të dyja...
14:45 | 26/06/2026