Incident tjetër fatal pranë një qendre ndihmash në Rafah, 24 të vdekur

3 Qershor 2025 | 08:32

Raportime të reja nga Gaza flasin për një tjetër incident fatal pranë një qendre shpërndarjeje ndihmash në qytetin jugor të Rafahut, ku sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi, 24 civilë palestinezë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Ushtria izraelite (IDF) ka konfirmuar se ka qëlluar pranë kompleksit të ndihmave pasi kishte identifikuar “disa të dyshuar”, por shton se po shqyrton raportimet për viktima civile. “Forcat qëlluan në një zonë ku u identifikuan individë të armatosur, pranë një vendi shpërndarjeje ndihmash. Jemi duke shqyrtuar pretendimet për viktima”, thuhet në një deklaratë të IDF-së.

Agjencia e Mbrojtjes Civile e kontrolluar nga Hamasi pretendon se forcat izraelite hapën zjarr me tanke dhe dronë ndaj mijëra njerëzve që po prisnin për ndihma, duke shkaktuar viktima dhe panik.

Drejtori i përgjithshëm i Spitalit Nasser në Khan Younis konfirmoi se spitali ka pranuar trupat e 24 viktimave dhe 37 të plagosurve, shumica prej të cilëve me plagë nga të shtënat me armë zjarri. “Të gjithë ishin civilë që prisnin ndihma humanitare”, deklaroi ai.

Ky është incidenti i dytë brenda pak ditësh pranë një qendre shpërndarjeje në Rafah. Të dielën, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, 31 persona u vranë dhe rreth 200 të tjerë u plagosën në një ngjarje të ngjashme, për të cilën Izraeli mohoi çdo përgjegjësi, duke i quajtur raportimet “të pasakta”.

Ndërsa situata humanitare në Gaza përkeqësohet, tensionet ndërkombëtare rreth veprimeve të Izraelit në Rafah po rriten. Incidentet me civilë pranë qendrave të ndihmës po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, duke shkaktuar zemërim dhe thirrje për hetime të pavarura.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prokurorët: Njollat ​​e gjakut të gjetura në objektet në shtëpinë e këngëtarit D4vd dyshohet se janë të 14-vjeçares

Njollat ​​e gjakut në objektet e gjetura nga ish-rezidenca e këngëtarit D4vd në Los Angeles dyshohey se janë të 14-vjeçares, Celeste Rivas Hernandez. Trupi i dekompozuar i...
08:14 | 24/07/2026

Irani refuzon propozimin e ri të SHBA-së për armëpushim

Irani hodhi poshtë të enjten një marrëveshje armëpushimi të SHBA-së, e cila iu paraqit Teheranit nga kryeministri irakian, raportoi The New York Times, duke cituar...
08:11 | 24/07/2026

Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme, zjarret detyrojnë evakuimin e 10 mijë banorëve

Përballë përhapjes së pakontrolluar të zjarreve, qeveria spanjolle shpalli “gjendje të jashtëzakonshme me interes kombëtar” të enjten në mbrëmje deri të premten në rajonin e...
08:06 | 24/07/2026