Matura Shtetërore/ Sot testimi i gjuhës së huaj për rreth 27 mijë nxënës, rregullat
Të martën, më 3 qershor, rreth 27 mijë maturantë në të gjithë Shqipërinë i nënshtrohen provimit të parë të Maturës Shtetërore, i cili këtë vit fillon me testin për gjuhën e huaj.
Provimi do të zhvillohet në rreth 145 qendra provimi, ku çdo qendër administrohet nga përgjegjës administrimi dhe administratorë të caktuar për secilin ambient provimi.
Mbi 640 mësues janë angazhuar për korrigjimin e testeve, të cilat do të zhvillohen në shkolla që plotësojnë kushtet infrastrukturore të përcaktuara në rregulloren zyrtare të Maturës Shtetërore 2025.
Ky vit shënon edhe një risi, pasi Ministria e Arsimit dhe Sportit ka siguruar teste të personalizuara për maturantët me aftësi speciale, në përpjekje për të garantuar një trajtim të barabartë për të gjithë.
Kalendari i provimeve vazhdon më 10 qershor me testin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, më 17 qershor me Matematikën dhe më 24 qershor me provimin me zgjedhje.
Nxënësit duhet të jenë prezentë në ambientet e shkollës në orën 08:30, ndërsa provimi nis në 10:00 dhe përfundon në 12:30.

Rregullat kryesore gjatë provimeve:
- Nxënësit duhet të paraqiten me mjet identifikimi (kartë ID ose pasaportë).
- Duhet të kenë me vete 2 stilolapsa, vizore të vogël dhe makinë llogaritëse të thjeshtë.
- Veshja duhet të jetë uniforme shkollore; në mungesë të saj, e lejueshme është bluzë dhe xhinse.
- Është e ndaluar strikt përdorimi i telefonave celularë dhe orëve smart gjatë provimit.
- Nxënësit duhet të përdorin stilolaps me një ngjyrë vetëm dhe të firmosin në fillim dhe në fund të testit.
- Nuk lejohet largimi para përfundimit të kohës së provimit në 12:30.
- Sjellje korrekte dhe vëmendje janë të detyrueshme gjatë gjithë kohës së testimit.
Ministria e Arsimit u bën apel maturantëve të jenë të përgatitur dhe të respektojnë rregullat për të garantuar një proces të rregullt dhe të drejtë.



LEXONI GJITHASHTU:
Përplasi për vdekje 74-vjeçaren në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri
Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet, u bë i mundur lirimi i vajzës
Stuhi e fortë shiu dhe breshëri përfshin qytetin e Elbasanit (VIDEO)
- 13:32 Përplasi për vdekje 74-vjeçaren në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri
- 13:31 Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet, u bë i mundur lirimi i vajzës
- 13:17 Stuhi e fortë shiu dhe breshëri përfshin qytetin e Elbasanit (VIDEO)
- 13:11 Rama: Fitorja e 83 mandateve ishte bekim dhe mallkim njëkohësisht
- 13:10 116 forca në terren, vijon puna për shuarjen e zjarrit mes Lekasit dhe Voskopojës (VIDEO)
- 12:54 Rama: Zvërneci është tokë private, përjetimi i protestuesve ishte se po e shisnim Shqipërinë