Presidentja e Parlamentit Evropian: Situata në Gaza katastrofike

3 Qershor 2025 | 13:57

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka kërkuar akses urgjent humanitar në Rripin e Gazës, duke e përshkruar situatën atje si “katastrofike” dhe duke përsëritur nevojën për një armëpushim të përhershëm në konfliktin izraelito-palestinez.

Deklarata e saj u bë gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministren daneze, Mette Frederiksen, pas një takimi në Bruksel. Metsola theksoi se mijëra civilë në Gaza po vdesin çdo ditë, ndërsa vuri në pikëpyetje mënyrën se si po shpërndahet ndihma humanitare.

“Situata në Gaza është katastrofike. Kemi fëmijë, gra dhe burra që vdesin çdo ditë. Dhe ne, si kontribuuesi numër një i ndihmës humanitare, duhet të pyesim se ku po shkon kjo ndihmë dhe si do të shkojë tek njerëzit që kanë më shumë nevojë për të,” u shpreh Metsola.

Ajo ritheksoi qëndrimin e Parlamentit Evropian në mbështetje të një armëpushimi të përhershëm, lirimin e pengjeve dhe ecjen përpara drejt një zgjidhjeje me dy shtete. Metsola paralajmëroi gjithashtu se Bashkimi Evropian “nuk do të hezitojë” të reagojë ndaj bombardimeve pa dallim ndaj civilëve dhe se këto shqetësime do të pasqyrohen në Marrëveshjen e Asociimit mes BE-së dhe Izraelit, e cila aktualisht është në rishikim.

Nga tetori i vitit 2023, Izraeli ka nisur një ofensivë të gjerë ushtarake në Gaza, duke vrarë rreth 54.500 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë. Sipas agjencive ndërkombëtare të ndihmës, mbi 2 milionë banorë të enklavës përballen me rrezikun e urisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret

Një raport i ri nga Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së ka zbuluar dështimet operacionale dhe kritike nga Shërbimi...
22:15 | 03/07/2026

U rrëmbye nga persona të armatosur në qershor, gjendet e vdekur gazetarja në Meksikë

Një gazetare e cila u rrëmbye në mes të qershorit nga shtëpia e saj në Meksikë është gjetur e vdekur, njoftoi sot zyra e prokurorit të Veracruz....
22:08 | 03/07/2026

Zjarr masiv në Costa Brava të Spanjës, izolohen mbi 10 komunitete turistike

Një zjarr i madh ka shpërthyer në rajonin turistik të Costa Brava në verilindje të Spanjës, duke detyruar autoritetet të izolojnë më shumë se 10...
21:41 | 03/07/2026