70 mijë fermerë aplikuan për subvencione, procedurat dhe kriteret për fituesit

3 Qershor 2025 | 14:05

70 mijë fermerë kanë aplikuar për të përfituar nga fondet mbështetëse të vitit 2025. Aplikimet e Skemës Kombëtare ishin të hapura në periudhën 14 prill-30 maj dhe interesi më i lartë është shfaqur tek mbështetja me naftë falas.

Sipas rajoneve, numri më i lartë i aplikimeve regjistrohet në qarqet, ku bujqësia dhe blegtoria është më e zhvilluar; Fier, Korçë, Berat dhe Elbasan.

Skemat e subvencioneve këtë vit do të jepen me pagesa direkte, në blegtori, bletari, fara-fidanë, bimë mjekësore, ferma organike dhe naftë.

Por, cilat janë procedurat deri në kalimin e fondeve? Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural do të nisë procesin e verefikimit dhe plotësimin e dosjeve për secilin aplikant. Një pjesë e mirë e dokumentacionit gjenerohet direkt nga e-albania, ndërsa pjesa tjetër duhet të dorëzohet nga fermerët.

Ndër kriteret kryesore është toka në pronësi apo përdorim të fermerëve përmes një kontrate qiraje të noterizuar si dhe mospasja e detyrimeve në Institutin e Sigurimeve Shoqërore.

Nga ana tjetër,  për mbjelljet e bëra paraprakisht, apo për numrin e krerëve në blegtori dhe numrin e koshereve në bletari,  do të kryhet verifikimi në terren. Pas përfundimit të të gjithë procedurës, do të nisë disbursimi i fondeve për fermerët.

Fondi është 33 mln euro këtë vit, ndërkohë që në vitin 2024, mbi 67 mijë fermerë në të gjithë vendin kanë përfituar financim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026