Mbyllen përkohësisht qendrat e ndihmës në Gaza, Izraeli i shpall “zona luftimi”
Qendrat e shpërndarjes së ndihmave humanitare në Rripin e Gazës do të mbyllen të mërkurën, pasi ushtria izraelite shpalli rrugët që të çojnë drejt këtyre pikave si “zona luftimi”, duke ngritur shqetësime të mëdha për sigurinë e civilëve dhe aksesin në ndihma jetike.
Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), një rrjet shpërndarjeje i mbështetur nga SHBA-të dhe Izraeli, njoftoi se vendimi për mbyllje është marrë për “përditësim, organizim dhe përmirësim të efikasitetit”. Megjithatë, mbyllja vjen vetëm një ditë pasi të paktën 27 civilë palestinezë u vranë nga zjarri izraelit pranë një qendre ndihmash në Rafah, në një incident që autoritetet lokale e quajtën “masakër”.
Sipas Agjencisë së Mbrojtjes Civile të drejtuar nga Hamasi, civilët u qëlluan nga tanke, dronë dhe helikopterë, ndërsa prisnin ndihmë. IDF e justifikoi veprimin duke deklaruar se trupat e saj hapën zjarr ndaj personave të dyshuar që devijuan nga rrugët e caktuara për hyrje në zonën e ndihmave.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut