Dosja e SPAK për bandat shqiptare në Finlandë, pamjet nga punishtet e drogës.
Euronews Albania ka siguruar dosjen e mbërritur në SPAK nga autoritetet finlandeze, në të cilën dokumentohen rezultatet e një operacioni të përbashkët ndërkombëtar kundër trafikut të drogës.
Operacioni, i koduar “Pietari”, ka çuar në sekuestrimin e rreth 300 kilogramëve drogë dhe arrestimin e 55 personave të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Pamjet e siguruara tregojnë punishte artizanale të pajisura për prodhimin e drogave sintetike, si dhe pako të ambalazhuara me logo të koduara si “Lexus” dhe “333”.


Gjatë aksionit janë sekuestruar 170 kilogramë amfetaminë, 10 kilogramë kokainë, 100 kilogramë kanabis dhe mijëra tableta ekstazi e lëndë të tjera narkotike.

Në territorin shqiptar, SPAK ka arrestuar 9 nga 11 të dyshuar dhe ka sekuestruar automjete dhe telefona celularë. Autoritetet finlandeze bënë të ditur se një prej grupeve kryesore të trafikut operonte duke transportuar drogë nga Holanda drejt Finlandës përmes rrugëve tokësore me kamionë, ndërsa një tjetër trafikonte kanabis nga Spanja.

Po sipas hetimeve, dy nga grupet kriminale kishin bazën në Shqipëri dhe ishin përgjegjëse për trafikun e lëndëve narkotike nga vendet perëndimore drejt Finlandës, ku kishin ngritur rrjete të organizuara shpërndarjeje. Ndërkohë, një tjetër strukturë shqiptare vepronte brenda vetë Finlandës, merrej me shpërndarjen e drogës në nivel lokal, ndërsa një linjë tjetër përdorte postën për të trafikuar drogë nga Spanja.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta