Kryeministri lituanez nën hetim nga Komiteti i Etikës

4 Qershor 2025 | 14:27

Kryeministri i Lituanisë, Gintautas Paluckas, po përballet me hetim për një konflikt të mundshëm interesi, pasi një kompani ku ai është bashkëpronar – “Garnis”, që operon në industrinë e prodhimit të baterive – mori një kredi të subvencionuar prej 200,000 eurosh nga banka shtetërore e zhvillimit ILTE, ndërsa ai ishte në detyrë.

Paluckas ka mohuar çdo përfshirje në vendimmarrje, duke deklaruar se nuk ka marrë pjesë në aktivitetet e kompanisë dhe nuk ka ndikuar në procesin e dhënies së kredisë. Ai ka kërkuar vetë një vlerësim nga Komisioni Kryesor për Etikën Zyrtare.

Kreu i këtij komisioni, Gediminas Sakalauskas, bëri të ditur se hetimi do të përqendrohet në sjelljen e Kryeministrit gjatë mbledhjeve qeveritare ku është diskutuar për ILTE-në, për të vlerësuar nëse ka pasur ndonjë shkelje ligjore. Hetimi pritet të zgjasë deri në tre muaj.

Megjithë thirrjet për dorëheqje nga opozita, Paluckas ka deklaruar se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, duke i cilësuar pretendimet si “të sajuara nga hiçi”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zelensky do të udhëtojë drejt SHBA-së, zbulon se do të takohet me presidentin Trump në Uashington

Presidenti Volodymyr Zelensky do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara javën e ardhshme dhe do të takohet me Donald Trump , siç zbuloi ai...
11:59 | 24/07/2026

Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja

Më shumë se 5,300 njerëz janë konfirmuar të kenë vdekur nga tërmetet dhe më shumë se 16,500 të tjerë janë plagosur, sipas një numri të...
10:17 | 24/07/2026

Tentohet të vidhet një bankë në Gjermani, vritet një punonjës gjatë pengmarrjes. Arrestohet 20-vjeçari autor i krimit

Një burrë ka vdekur në një incident pengmarrjeje në një degë banke në Regensburg, Bavari, në Gjermaninë jugore. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar pas...
10:03 | 24/07/2026