Putin do hakmerret për sulmin me dron të Ukrainës, paralajmëron Trump
Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin i ka treguar në një bisedë telefonike se Moska do të duhet të përgjigjet pas sulmeve ukrainase me dronë.
Trump ka thënë se dy burrat kanë diskutuar “sulmin ndaj aeroplanëve rusë nga ana e Ukrainës, si dhe sulmet tjera që janë kryer nga të dyja palët”.
“Ishte bisedë e mirë, por jo bisedë që do të rezultojë me paqe të menjëhershme”, ka thënë Trump përmes një postimi në rrjetin social, Truth Social.
Moska ka thënë më herët gjatë së mërkurës se opsionet ushtarake janë “në tavolinë”, pas sulmeve ukrainase thellë në Rusi, dhe e ka akuzuar Perëndimin se është përfshirë në to.
Rusia iu ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë që të frenojnë Kievin pas këtyre sulmeve, të cilat zyrtarët ukrainas i kanë duartrokitur, dhe kanë thënë se janë dëshmi se Kievi ende mund të luftojë, edhe tre vjet pas nisjes së konfliktit.
Zyrtarët amerikanë dhe britanikë kanë thënë se nuk kanë qenë në dijeni për sulmet e fundjavës në bombarduesit rusë me kapacitet bërthamor.
Trump ka thënë se gjatë bisedës me Putinin, kanë diskutuar edhe për Iranin.
Presidenti amerikan ka cituar homologun tij rus të ketë thënë se do të marrë pjesë në bisedimet që synojnë arritjen e marrëveshjes së re bërthamore me Teheranin.
“I kam thënë presidentit Putin se Irani nuk mund të ketë armë bërthamore dhe në këtë pikë besoj se kemi marrëveshje”, ka thënë Trump.
Ai e ka akuzuar Iranin për zvarritje të vendimeve sa u përket bisedimeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 07:17 Konflikt me sende të forta mes dy personash në Shëngjin, një i lënduar. Policia jep detajet
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar