“Do t’i them gruas”- Rrëfehet i riu që vrau eskortën: Më shantazhoi, kërkoi 10 mijë€
Vasile Frumuzache, rrëfeu para prokurorit italian vrasjen brutale të Denisa Maria Adas Paun, eskortës 30-vjeçare rumune, trupi i së cilës u gjet të mërkurën i copëtuar në një zonë të pyllëzuar në Montecatini Terme. Frumuzache, 32-vjeç, punonjës sigurie, u arrestua të mërkurën nën dyshimet si autor i ngajrjes së rëndë.
Sipas rrëfimit të tij, Denisa u vra natën mes 15 dhe 16 majit në dhomën 101 të një hoteli në Prato, ku ajo priste klientët. Frumuzache e kishte kontaktuar përmes një aplikacioni takimesh, dhe sipas dëshmisë, pas marrëdhënies seksuale, ajo e kishte kërcënuar se do t’i tregonte bashkëshortes për raportin, duke i kërkuar 10 mijë euro në këmbim të heshtjes.
“Ajo më tha se kishte kontaktuar gruan time dhe më shantazhonte për para. Prandaj e vrava”, ka deklaruar 32-vjeçari para prokurorit Luca Tescaroli.
Pas krimit, ai e mbyti gruan, ia preu kokën me thikë, trupin e futi në një qese plehrash dhe më pas në valixhen e saj, të cilën e transportoi me një karrocë. Të nesërmen, i vuri flakën kokës në oborrin e shtëpisë së tij dukee lyer me benzinë.
Zbulimi i trupit të viktimës u bë të mërkurën, në një zonë të pyllëzuar pranë një shtëpie të braktisur në Montecatini, falë gjurmimit me GPS të makinës së Frumuzache, si dhe pamjeve të kamerave të sigurisë që e regjistronin në hyrje dhe dalje të rezidencës në Prato.
Ai ishte parë të mbërrinte në hotel në orën 22:50 me një çantë të zezë dhe të largohej rreth orës 01:00 me një karrocë, ku dyshohet se kishte vendosur trupin e pajetë të Denisës.
Hetimet vazhdojnë për të dokumentuar të gjitha detajet e ngjarjes makabre që ka tronditur opinionin publik në Itali.
LEXONI GJITHASHTU:
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës! Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë