Spiun për BIA-n serbe, gjykata në Prishtinë dënon ish-policin
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me pesë vjet burgim Aleksandar Vllajiqin, ish-zyrtar i Policisë së Kosovës, pasi ky i fundit u deklarua fajtor për spiunazh në favor të Agjencisë Serbe të Inteligjencës dhe Sigurisë. Vendimi u dha në seancën dëgjimore të mbajtur më 5 qershor.
Përveç veprës penale të spiunazhit, Vllajiq u shpall fajtor edhe për posedim të paligjshëm të armëve, për të cilën u dënua me 6 muaj burg, por dënimi iu zëvendësua me një gjobë prej 1.000 eurosh.
Sipas aktakuzës së ngritur më 22 maj, Vllajiq kishte vepruar si bashkëpunëtor i BIA-s, duke mbledhur informacione që rrezikonin rendi kushtetues dhe sigurinë kombëtare të Kosovës. Ai dyshohet se kishte regjistruar fshehurazi lëvizjet e Policisë së Kosovës dhe të pranishmëve ndërkombëtarë në veri, si dhe kishte mbledhur të dhëna për serbë të dyshuar si bashkëpunëtorë të institucioneve të sigurisë në Kosovë.
Vllajiq u arrestua më 26 qershor 2024, ndërkohë që ishte ende në detyrë si pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Ky rast vjen në një klimë të përshkallëzuar të dyshimeve për spiunazh në veri të Kosovës, ku gjatë këtij viti janë arrestuar edhe persona të tjerë, si një grua nga komuniteti serb që punonte në OSBE (me inicialet J.GJ), e cila dyshohet se kishte kryer të njëjtën vepër për llogari të BIA-s.
Nga ana tjetër, BIA dhe institucionet serbe nuk kanë komentuar zyrtarisht për çështjen, duke ruajtur heshtje edhe për rastin e gruas së arrestuar më parë. Ndërkohë, Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit – nuk ka reaguar për dënimin e Vllajiqit.
Ky është një tjetër sinjal i fortë për përpjekjet e autoriteteve të Kosovës për të zbuluar dhe ndëshkuar veprimtaritë e inteligjencës së huaj në territorin e saj, veçanërisht në zonat e ndjeshme veriore.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West