Kriza e drogës gërryen BE-në: Rriten vdekjet, “lumë” substancash sintetike

5 Qershor 2025 | 16:28

Me një fluks “të paprecedent” kokaine dhe qetësuesish dhimbjeje të falsifikuar që përmbajnë substanca të rrezikshme sintetike me bazë opimi, problemi i drogës në Evropë është bërë më kompleks se kurrë.

Kështu thotë Agjencia e Bashkimit Evropian për Drogën, EUDA, sipas të cilës shitja e drogave po arrin pikun në të gjithë bllokun për shkak të rritjes së vartësisë, problematikave të kujdesit shëndetësor dhe dhunës në rritje mes bandave.

“Sot përballemi me një situatë që po ndryshon me shpejtësi”, ka deklaruar Alexis Goosdeel, drejtor ekzekutiv i agjencisë për Euronews.

Rreth 7 mijë e 500 persona humbën jetën si pasojë e mbidozave të drogës në 2023-shin, kuotë kjo në rritje krahasuar me vitin paraardhës, kur viktimat ishin 7.100.

Shumica e mbidozave vijnë si pasojë e drogave me bazë opiumi, por rreziqet po ndryshojnë pasi njerëzit po u drejtohen edhe drogave sintetike dhe po përdorin substanca të ndryshme.

Kështu, pasi talebanët morën nën kontroll Afganistanin në 2021-shin dhe ndaluan prodhimin e opiumit, vitin që pasoi njerëzit i kthyen sytë ndaj drogave me derivat fentanili, ose sintetike.

Në 2023-shin, autoritetet çmontuan 14 laboratorë prodhimi heroine në Evropë, shumica e të cilëve të ngritur në Holandë.

Ndërkohë, vitin e kaluar, rreth 4.6 milionë të rritur evropianë përdorën kokainë, duke e kthyer atë në stimuluesin më të përdorur.

Kokaina po bëhet gjithashtu edhe më popullore, pasi në 2023-shin, vendet anëtare të BE-së sekuestruan 419 tonë, duke shënuar vitin e shtatë rresht të rekordeve.

Konfiskimet më të mëdha u kryen në Belgjikë, 123 tonë, Spanjë, 118 tonë dhe Holandë, 59 tonë, që mbeten portat kryesore të hyrjes së kokainës në Evropë.

Ndërkohë, 8.4 për qind e të rriturve, ose 24 milionë persona, përdorën kanabisin vitin e kaluar, duke e kthyer atë në drogën më të zakonshme.

Edhe konfiskimet e kanabisit u rritën lehtshëm në 2023-shin pasi ranë një vit më parë, konstaton raporti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026