Lideri i serbëve të Bosnjës kundër përfaqësuesit ndërkombëtar: Është ilegjitim

5 Qershor 2025 | 19:27

Lideri i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik nuk e ka apeluar vendimin e marrë në shkurt ndaj tij nga Gjykata e Sarajevës, që e ndëshkonte për veprime në kundërshtim me vendimmarrjen e të dërguarit ndërkombëtar për paqen, gjë që përbën një akt kriminal.

Veprimet e Dodik rritën tensionet politike në vendin e Ballkanit Perëndimor, i cili që prej atëherë ka hyrë në një periudhë të turbullt.

Vendimi i gjykatës nuk ishte përfundimtar, ndaj dhe në aspektin ligjor lideri i kontestuar nuk ka alternativë përveçse ta apelojë. Por ai ka bërë të ditur se nuk do të jetë i pranishëm në seancën gjyqësore që mbahet të enjten e ardhshme.

“Për sa më takon mua, verdikti nuk ekziston. Është zero, është bosh”, ka thënë Dodik në një intervistë për Euronews Serbia.

“Unë as që e kam apeluar atë, pasi Parlamenti i Republika Srpska deklaroi se puna e gjykatës së Sarajevës është e ndaluar në territorin e saj, pasi si gjykatë është jokushtetuese”, ka sqaruar ai.

Në të njëjtën kohë, Dodik ka hedhur poshtë zërat se ai ka ushqyer tensionet me liderët e etnive të tjera në Bosnje e Hercegovinë dhe se e ka çuar vendin pranë një konflikti të ri.

“Ajo që dua unë është të vendos ura komunikimi dhe të ruaj paqen. Një vit më parë unë u akuzova nga liderët e tjerë si luftënxitës, por asgjë nuk ndodhi”, ka thënë Dodik.

Më tej, lideri serb ka vënë në dyshim legjitimitetin e Përfaqësuesit të Lartë, Christian Schmidt, duke nënvizuar se veproi ndesh me vendimet e tij pasi vetë ato binin ndesh me Marrëveshjen e Dejtonit, e nënshkruar në vitin 1995 për t’i dhënë fund luftës në vend.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026