Trump planifikon të “heqë qafe” Teslën e kuqe që bleu për të mbështetur Elon Musk
Presidenti Donald Trump po planifikon të “heqë qafe” Teslën që bleu në muajin mars, ka bërë të ditur një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë për CNN.
Sipas një zyrtari tjetër, automjeti i kuq mund të shitet ose ndoshta edhe të dhurohet.
Që nga mëngjesi i sotëm, Tesla ishte ende e parkuar në West Executive Driveway, vetëm një ditë pas një përplasjeje të ashpër publike dhe në rrjetet sociale mes Trump dhe CEO-së së Tesla-s, Elon Musk.
Më parë, Trump u kishte lejuar disa anëtarëve të rinj të stafit të tij ta përdornin makinën. “Duke bërë një xhiro me Teslën e Presidentit Trump me @PressSec,” kishte postuar Margo Martin në platformën X në maj, duke ndarë një foto nga brenda automjetit, së bashku me sekretaren e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.
Në mars, Trump e kishte shndërruar South Lawn në një ambient që ngjante me një sallon ekspozite të Tesla-s — një gjest i qartë mbështetjeje për Elon Musk, i cili në atë kohë shërbente si këshilltar i tij jozyrtar. Më vonë po atë ditë, Trump njoftoi publikisht se kishte blerë një Tesla për vete dhe një Cybertruck për mbesën e tij.
Automjeti i kuq, të cilin ai e bleu gjatë një përpjekjeje për të ndihmuar Musk në promovimin e kompanisë së tij, raportohet se ka qëndruar i parkuar për javë të tëra në ambientet e Shtëpisë së Bardhë.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump, bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn; diskutohet fundi i luftës
Thirrjet në varrimin e Khamenei: Të vrasim Trump! Vdekje Amerikës!
Lutjet mortore për Khamenein mbahen pa Mojtaban; djemtë e tjerë marrin pjesë
- 14:14 Shuhet zjarri në malin e Shëngjinit pas 24 orësh, arrestohet 57-vjeçari
- 13:56 Trump, bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn; diskutohet fundi i luftës
- 13:52 Thirrjet në varrimin e Khamenei: Të vrasim Trump! Vdekje Amerikës!
- 13:41 Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre
- 13:28 19-vjeçari rrezikoi të mbytej në Plazhin e Vjetër, dyshohet se pësoi atak kardiak
- 13:13 Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 2 të arrestuar, 1 arrest shtëpie, 18 “detyrim paraqitje”



