Debati për Spaçin/ Berisha: Rama po përpiqet të mbulojë me suva gjëmën e diktaturës

7 Qershor 2025 | 13:02

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj ndërhyrjeve të planifikuara në godinat e rrënuara të burgut famëkeq të Spaçit, një nga simbolet më të errëta të persekutimeve politike gjatë regjimit komunist në Shqipëri.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha e cilësoi projektin si një përpjekje të Kryeministrit Edi Rama për të “shuar gjurmët e tmerreve” që kanë ndodhur në atë kamp burgimi.

“Është një përpjekje e Edi Ramës për të mbyllur me suva dhe me bojë gjëmën e tmerrshme që ka ndodhur në atë kamp ndaj qindra dhe mijëra shqiptarëve”, u shpreh Berisha.

Sipas liderit të opozitës, rikonstruksioni i Spaçit ka si qëllim zbutjen dhe relativizimin e krimeve të regjimit komunist.

“Është përdorimi i një preteksti për të shuar gjurmët, për të mbrojtur xhelatët e diktaturës. Është një shkelm i dytë për atë kalvar që ka ndodhur në atë kamp. Rama mendon se me suva do të mund të shuajë veprën e etërve të tij barbarë,” deklaroi Berisha.

Ai shtoi se ky veprim është dëshmi e qartë, sipas tij, e mënyrës se si pasardhësit e sistemit komunist përpiqen të rishkruajnë historinë dhe të relativizojnë të kaluarën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 27-të e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Ka nisur organizimi i qytetarëve nga sheshin “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë. Sot mbahet protesta e 27 teksa protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Si çdo...
19:43 | 26/06/2026

Betonizim dhe tharje e Banjave Termale të Bënjës? Rama: Manipulim dhe dezinformim digjital, algoritmi ka shpërthyer…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me Banjot Termale të Bënjës, duke shpërndarë edhe pamje nga zona. Në një postim në Facebook,...
19:31 | 26/06/2026

LIVE- Dita e 27-të e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Ka nisur organizimi i qytetarëve në sheshin Skënderbej. Sot mbahet protesta e 27 teksa protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Si çdo ditë, ata...
19:10 | 26/06/2026