Kanadaja njofton një paketë ndihme ushtarake prej 23.8 mln dollarësh për Ukrainën
Qeveria kanadeze ka njoftuar ndarjen e një ndihme ushtarake prej 23.8 milionë dollarëve për Ukrainën, për të mbështetur përpjekjet e vendit për mbrojtje ndaj agresionit rus.
Ky fond do të përdoret për furnizimin me automjete të blinduara Coyote dhe Bison, pajisje dhe municione të reja, si dhe sisteme të luftës elektronike, të ofruara nga kompanitë kanadeze.
Në një deklaratë të lëshuar nga qeveria kanadeze, thuhet se ministri i Mbrojtjes Kombëtare i Kanadasë, David McGuinty, ka përfunduar një vizitë produktive në Bruksel, Belgjikë, ku mori pjesë në takimin e 28-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës dhe në një takim të Ministrave të Mbrojtjes së NATO-s. Ky ishte udhëtimi i parë i Ministrit McGuinty në Evropë që nga emërimi i tij në këtë post.
Gjatë këtij takimi, McGuinty ka njoftuar se Kanadaja do të ndihmojë Ukrainën me më shumë se 23.8 milionë dollarë. Sipas njoftimit, 20.3 milionë dollarë do të përdoren për automjete të blinduara Coyote dhe Bison, si dhe për furnizimin me pajisje dhe municione të reja nga industrinë kanadeze.
Ky fond është një vazhdim i ndihmës së mëparshme të Kanadasë, e cila ka transferuar 64 automjete të blinduara Coyote në Ukrainë në dhjetor të vitit 2024.
Pjesa tjetër e fondeve do të përdoret për sisteme të luftës elektronike, të cilat janë zhvilluar nga industria kanadeze e mbrojtjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump i vendosur: Takimi me Iranin do të zhvillohet në Doha të martën
Machado njofton kthimin e saj në Venezuelë pas tërmetit: Është detyra ime
Rifillojnë fluturimet direkte mes Iranit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për herë të parë pas nisjes së luftës
- 13:51 Trump i vendosur: Takimi me Iranin do të zhvillohet në Doha të martën
- 13:50 Machado njofton kthimin e saj në Venezuelë pas tërmetit: Është detyra ime
- 13:40 Rifillojnë fluturimet direkte mes Iranit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për herë të parë pas nisjes së luftës
- 13:37 Të shtëna me armë zjarri në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penal (FOTO)
- 13:32 Rrufeja godet kullën Eiffel gjatë stuhisë
- 13:28 Mandati i Olsian Çelës mbaron në dhjetor, KLP hap garën për Prokurorin e ri të Përgjithshëm