Euronews Albania siguron pamjet pak minuta para vrasjes së 27-vjeçarit në Tiranë
Euronews Albania ka siguruar pamje nga ngjarja e djeshme në lagjen “5 Maji” në Tiranë, ku vra me pistoletë 27-vjeçari Mehmet Qema.
Në videon shfaqen momentet pak minuta para se 28-vjeçari Marius Dema të qëllonte me armë zjarri në drejtim të 27-vjeçarit. I riu shfaqet me pistoletë në dorë.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht, pasi të rinjtë, përfshirë këtu edhe Marius Demën shfaqen të qetë dhe nuk ka pasur debat mes tyre.
Po kështu, dyshohet se të rinjtë ishin nën efektin e pijeve dhe lëndëve narkotikëve.Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rethanave të ngjarjes.
Për këtë ngjarje, mëngjesin e sotëm është vetëdorëzuar në Polici Marius Dema, mbi të cilin rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Gjithashtu është vetëdorëzuar dhe një nga personat e shpallur në kërkim për vrasjen, Frenkli Myftari, 27-vjeç.
Vijojnë të jenë në kërkim Erlin Peka, 27 vjeç, Blerim Hoti, 28 vjeç, Braild Aga, 23 vjeç dhe Xhuliano Koçi, 19 vjeç, të cilët akuzohen për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Lexoni gjithashtu:
Vrasja e 27-vjeçarit në Tiranë, vetëdorëzohet në Polici autori i dyshuar
Protesta kundër projektit në Zvërnec, babai i Martin Canit i bashkohet tubimit (VIDEO)
Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq
- 19:25 Protesta kundër projektit në Zvërnec, babai i Martin Canit i bashkohet tubimit (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 18:53 “Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë