Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

8 Qershor 2025 | 17:44

Hakmarrja e premtuar nga presidenti Vladimir Putin ndaj Ukrainës për sulmet e saj në territorin rus nuk ka ndodhur ende dhe gjasat janë që ajo të jetë më e fortë dhe në shumë fronte.

Deklarata është bërë nga zyrtarë amerikanë për agjencinë “Reuters”. Ata kanë thënë se, koha e përgjigjes ruse është e paqartë, edhe pse pritet të jetë e afërt.

Gjithashtu, ajo parashikohet të përfshijë mjete të ndryshme ajrore, nga raketat tek dronët.

Zyrtarët, që folën në kushte anonimati, nuk dhanë detaje mbi objektet që pritet të goditen nga pala ruse.

Njëri prej tyre tha vetëm se sulmi do të jetë “asimetrik”, që do të thotë se përmasat e tij do të jenë më të mëdha.

Rusia kreu një sulm intensiv me raketa dhe dronë ndaj Kievit të premten, si përgjigje ndaj atyre që Kremlini i quajti “aktet terroriste” ukrainase ndaj Rusisë. Por zyrtarët e administratës Trump janë të bindur se përgjigjja e vërtetë duhet ende të vijë.

Ndërkohë, një burim tjetër diplomatik perëndimor tha se, ndërsa reagimi i Rusisë mund të ketë filluar, ai do të intensifikohet me sulme ndaj objektivave simbol të Ukrainës, si godinat qeveritare, për t’i dërguar një mesazh të qartë Kievit.

“Do të jetë një sulm madhor, mizor dhe i pandalshëm. Por ukrainasit janë njerëz të guximshëm”, tha burimi në fjalë.

Të kontaktuara nga “Reuters”, ambasadat ruse dhe ukrainase në Uashington, por edhe Shtëpia e Bardhë, nuk iu përgjigjën interesit për një koment.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026