Plagoset rëndë shqiptari në Itali, gjendet në rrugë i qëlluar me dy plumba në kokë

9 Qershor 2025 | 15:56

Fatos Cenaj, një 59-vjeçar me origjinë shqiptare dhe ish-roje burgu, është gjetur në gjendje kritike mëngjesin e së dielës, më 8 qershor, në rrugën Casoni Basse, në zonën Fontaniva të provincës së Padovës.

Sipas mediave italiane Cenaj kishte marrë dy plumba në kokë dhe ndodhet aktualisht në spital, duke luftuar mes jetës dhe vdekjes.

Trupi i tij u zbulua rreth orës 09:30 nga disa drejtues automjetesh, vetëm pak qindra metra larg banesës ku jeton me familjen.

Fillimisht, ekipet e emergjencës dyshuan se bëhej fjalë për një aksident me biçikletë, por në spital mjekët konstatuan se plagët në kokë ishin shkaktuar nga armë zjarri.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal. Sipas raportimeve të PadovaOggi, Cenaj përshkruhet si një njeri i qetë, i sjellshëm dhe pa precedentë penalë apo konflikte të njohura.

Karabinierët e njësisë hetimore të Padovës, të drejtuar nga nënkoloneli Enrico Zampolli, janë duke hetuar mbi disa pista të mundshme.

Një nga hipotezat është ajo e një të shtënë aksidentale, e mundshme nga ndonjë fermer i zonës që mund të ketë provuar një armë.

Për këtë arsye, autoritetet kanë regjistruar të gjithë qytetarët e zonës së Fontanivës që zotërojnë leje për armë, me qëllim identifikimin e mundshëm të autorit.

Hetuesit po analizojnë gjithashtu pamjet e mundshme nga kamerat e sigurisë në zonë për të zbuluar ndonjë element që mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes.

Ndër hipotezat që po merren në konsideratë është edhe ajo e një atentati me të shtëna të qëlluara nga një automjet në lëvizje.

Nga hetimet paraprake, është përjashtuar mundësia e përfshirjes së bashkëshortes së tij, e cila është marrë në pyetje në komisariat dhe nuk rezulton të ketë pasur konflikte me viktimën.

Aktualisht, Fatos Cenaj ndodhet në gjendje shumë të rëndë në spital, ndërsa autoritetet italiane vijojnë hetimet për të zbuluar motivet dhe autorin e mundshëm të sulmit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
22:32 | 25/06/2026

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026