“Ferri nuk zbukurohet”, flet i persekutuari politik që qëndroi 44 vite në internim
Simon Mirakaj, ish i persekutuar politik, i cili ka qëndruar 44 vjet në internim, komentoi në emisionin Now në Euronews Albania debatin e ditëve të fundit lidhur me ndërhyrjet në burgun e Spaçit.
Ai e cilësoi krim ndërhyrjen në këtë burg, ku siç tha të burgosurit që kanë vuajtur dënimin dhe familjarët e tyre kanë kujtimet dhe dhimbjen që nuk mund të tjetërsohet.
“Ndërhyrjen e kam quajtur krim, e kam quajtur majin muaji i përpjekjeve për liri. Aty ka ndodhur një kryengritje, u ngrit flamuri pa yllin e kuq në tarracën e burgut. Në krye kanë qenë një grup të rinjsh, ishin futur në burg për mendimin ndryshe, ka një nen që i ka dënuar; agjitacion dhe propagandë, kanë qenë kundërshtarë të regjimit jo viktima. Nëse ti lëviz një tullë duhet të pyesësh, ku ka qenë kjo tullë? nëse ti bën penxheret duralumini, e zbukuron… ferri nuk ka nevojë për zbukurime, nëse e zbukuron e ke tjetërsuar, aty të burgosurit kanë kujtimet e tyre, kanë dhimbjet e tyre, jo vetëm ata por edhe të afërmit e tyre”, tha ai.
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 19:10 LIVE- Dita e 27-të e protestës në Tiranë, qytetarët organizohen në sheshin “Skënderbej”
- 19:04 “Nuk e braktise vajzën edhe në frymën e fundit”, deklarata rrënqethëse e bashkëshortit që humbi gruan nga tërmeti
- 18:35 Sulmet e fundit iraniane me dronë, Trump: Një shkelje e pamend e marrëveshjes së armëpushimit
- 18:28 KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë
- 18:23 Autoritetet shëndetësore afrikane pranojnë se 300 pacientë me Ebola kanë humbur gjurmët
- 18:19 BE dërgon ndihmë emergjente në Venezuelë pas tërmeteve vdekjeprurëse