Dështon referendumi për shtetësinë në Itali

10 Qershor 2025 | 08:12

Një referendum për lehtësimin e rregullave për marrjen e shtetësisë dhe forcimin e ligjeve të punës në Itali ka dështuar për shkak të daljes së ulët në votime.

Ky dështim është një fitore për kryeministren italiane, Giorgia Meloni, qeveria e së cilës i kishte bërë thirrje njerëzve që ta bojkotonin referendumin.

Mbi 50 për qind e votuesve kërkohej të merrnin pjesë në votim, në mënyrë që referendumi dyditor të konsiderohej valid, por pasi u mbyllën votimet të hënën, rezultoi se vetëm mbi 30 për qind e votuesve kishin votuar në këtë referendum.

Propozimi për referendum, i mbështetur nga Partia Demokratike e qendrës së majtë, synonte të shkurtonte kohën që kërkohet për marrjen e shtetësisë.

Një banor në moshë madhore që nuk është nga Bashkimi Evropian, dhe që nuk ka lidhje martesore apo gjaku me Italinë, aktualisht duhet të jetojë në këtë shtet për 10 vjet para se të mund të aplikojë për shtetësi – një proces që më pas mund të zgjasë edhe disa vite të tjera.

Një fitore në këtë referendum do ta kishte shkurtuar këtë afat në pesë vjet, duke e vënë Italinë në një linjë me Gjermaninë dhe Francën.

Por, kryeministrja Meloni, partia e së cilës, Vëllezërit e Italisë, me prirje të djathtë ekstreme, ka prioritet luftimin e emigracionit të parregullt, edhe pse qeveria e saj ka rritur numrin e vizave të punës për emigrantë, kishte thënë se ishte “absolutisht kundër” kësaj ideje.

Shumë anëtarë të koalicionit të saj të djathtë i bënë thirrje qytetarëve të mos votojnë, në mënyrë që të mos arrihej pragu i nevojshëm për vlefshmërinë e votimit.

Fleta e votimit përfshinte një pyetje për shtetësinë. Katër të tjera kishin të bënin me rritjen e mbrojtjes për punëtorët e pushuar nga puna, ata që gjenden në situata të pasigurta apo të përfshirë në aksidente në vendin e punës.

Sekretari i përgjithshëm i sindikatës CGIL, Maurizio Landini, e dënoi pjesëmarrjen e ulët në votim dhe tha se ishte një tregues i një “krize të qartë demokratike” në Itali.

Nën udhëheqjen e re, Partia Demokratike – që gjendet prapa Vëllezërve të Italisë, sipas sondazheve – kishte kërkuar mbështetjen për referendumin nga klasa punëtore e shoqërisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Korrupsioni në Ukrainë prek familjen e Zelensky-t, prindërve të tij u zbulohen 11 milionë dollarë, ata flasin për ‘dhurata’

Skandali i korrupsionit në Ukrainë që përfshin zyrtarë të lartë në rrethin e Presidentit Volodymyr Zelensky është vetëm maja e ajsbergut, pasi ndërsa hetimet nga...
17:01 | 03/07/2026

Britania e Madhe në bisedime me Pakistanin, kërkon deportimin e një personi të dënuar për abuzim seksual

Zyrtarët e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar janë në bisedime me Pakistanin rreth mundësisë së deportimit në vend të një kreu të një bande që...
16:48 | 03/07/2026

Një kopje e rrallë e Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-së gjendet në Britani

Një kopje e rrallë e Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara është gjetur në Arkivat Kombëtare në Kew të Britanisë së Madhe. Dokumenti historik u zbulua...
16:26 | 03/07/2026