Italia goditet nga i nxehti afrikan, temperaturat shkojnë deri në 40°C

9 Qershor 2025 | 11:43

Italia u godit të dielën nga një valë e dytë e të nxehtëtit afrikan, me temperatura që do të tejkalojnë ndjeshëm mesataret sezonale. Kjo valë e re, më intensive se ajo e fillimit të muajit, do të prekë pjesën më të madhe të vendit dhe do të zgjasë për të paktën një javë.

Meteorologu Mattia Gussoni nga portali iLMeteo.it njofton për formimin e një blloku atmosferik me presion të lartë, i cili do të shtrihet nga Afrika drejt Mesdheut dhe Evropës Qendrore, duke mbajtur Italinë nën ndikimin e një anticikloni afrikan për disa ditë me radhë.

“Nga dita e diel, moti do të jetë kryesisht me diell dhe reshje të pakta ose të izoluara vetëm në zonat alpine verilindore,” tha Gussoni.

“Do të jemi në zemër të një strukture të fortë atmosferike që do të ruajë stabilitetin dhe temperaturat e larta në të gjithë territorin,”- shtoi ajo.

Sipas parashikimeve, temperaturat do të arrijnë deri në 36-37°C në rajone si Toskana, Lacio, Molise, Bazilikatë, Puglia, Kalabri, Siçili dhe Sardenjë, ndërsa në zonat e brendshme të dy ishujve të mëdhenj, vlerat mund të ngjiten deri në 40°C.

Edhe në pjesën tjetër të vendit, përfshirë qytetet e mëdha si Milano, Bolonja dhe Roma, termometri pritet të shënojë deri në 33-34°C, të shoqëruara me lagështi të lartë, duke rritur ndjesinë e të nxehtit.

Këto kushte ekstreme do të vijojnë të paktën deri në fundjavën e ardhshme, më 15 qershor. Deri atëherë, sipas meteorologut Gussoni, nuk pritet ndonjë ndryshim i dukshëm në konfigurimin atmosferik, ndërsa një lehtësim i mundshëm i motit mund të ndodhë vetëm pas datës 20 qershor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e 21-të të masave kufizuese kundër Rusisë, duke zgjeruar sanksionet ndaj sektorëve që, sipas Brukselit, mbështesin ekonominë ruse...
21:13 | 23/07/2026