Meteorologu: Rriten ndjeshëm temperaturat, parashikimi i motit për këtë javë

2 Qershor 2025 | 10:09

Gjatë një lidhje live për Euronews Albania, meteorologu Hakil Osmani foli për parashikimin e motit për këtë javë, ku theksoi se vendi do të jetë nën mbizotërimin e temperaturave të larta dhe kthjellimeve.

“Kushtet atmosferike gjatë kësaj jave parashikohen të jenë të mbizotëruara nga intervale të gjata me diell, që do të vazhdojnë gjatë ditës ndërsa pasditja sjell vranësira të lehta në gjysmën lindore të vendit kurse vija bregdetare do të jenë më të kthjellëta. Sa i përket vranësirave, ato do të jenë të pranishme gjatë ditës së enjte, me shi të dobët në zonat lindore dhe juglindje të vendit, që do të jenë të izoluara dhe afatshkurtra, pasi në mbrëmje moti do të kthjellohet përsëri”, tha Hakil Osmani.

Sipas tij, temperaturat do të njohin një rritje të re nga mesi i javës, duke arritur maksimalet deri në 37 gradë Celsius.

“Sa i përket temperaturave të ajrit, kjo javë parashikohet të jetë me temperatura mjaft të larta. Në fillim të javës, të paktën deri të mërkurën, maksimale do të jenë 33 deri në 34 gradë Celsius, ndërsa pjesa e dytë e javës do të sjellë një rritje tjetër, duke çuar temperaturat maksimale deri në 37 gradë Celsius. Edhe sot do të kemi temperatura të larta, deri në 32 gradë Celsius. Kjo javë do të jetë me temperatura shumë të larta dhe intervale të gjata me diell”, tha ai.

Sipas Osmanit, e njëjta situatë me mot të kthjellët dhe temperatura të larta do të mbizotërojë edhe në rajonin e Ballkanit.

“E njëjta gjë parashikohet dhe për vendet e rajonit, ku do të jetë një mot i qëndrueshëm dhe me temperatura të larta”, përfundoi Osmani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026