Të paktën 5 të vdekur nga të shtënat me armë në një shkollë në Austri

10 Qershor 2025 | 10:48

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë në Graz, Austri, raportoi Kronen Zeitung.

Policia austriake ka thënë se të shtënat ndodhën në një shkollë të mesme federale në Dreierschützengasse, në veriperëndim të qytetit të Gracit, jo shumë larg stacionit kryesor të trenit.

Zëdhënësi i policisë Fritz Grundnig i tha medias se mund të ketë disa viktima, me ORF që raporton gjithashtu se personi i dyshuar i armatosur besohet të ketë vrarë veten.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 të mëngjesit. Brenda shkollës u dëgjuan të shtëna me armë zjarri dhe menjëherë pas dhënies së alarmit, policia nisi operacionin e ndërhyrjes në godinë.

Grazi është qyteti i dytë më i madh në Austri dhe ndodhet rreth 200 km nga kryeqyteti Vjenë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës

Udhëheqësit e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor do të takohen në Tivat të Malit të Zi më 5 qershor. Samiti zhvillohet gjashtë muaj pas samitit...
13:34 | 04/06/2026