Shtetrrethim në Los Angeles, protestat përhapen në gjithë SHBA-në
Protestat kundër arrestimeve të emigrantëve të paligjshëm janë përhapur me shpejtësi, jo vetëm në Los Angeles dhe New York, por dhe në shumë qytete të tjera amerikane, përfshirë disa qendra urbane të Teksasit. Demonstratat, të cilat janë ndezur pas veprimeve të fundit të autoriteteve federale për zbatimin e ligjeve të emigracionit, kanë marrë përmasa kombëtare.
Në New Jork, protestat kanë qenë përgjithësisht paqësore, por autoritetet kanë konfirmuar një numër të konsiderueshëm të arrestuarish. Ndërkohë në Teksas, një shtet me prirje të theksuara konservatore, është vendosur edhe Garda Kombëtare, në një masë që thekson kontrastin me qasjen më të përmbajtur të autoriteteve në Kaliforni.
Protesta janë regjistruar në të paktën dhjetë qytete të mëdha amerikane, përfshirë Los Angeles, New York, Atlanta, Çikago, Filadelfia, Dallas, Austin dhe San Francisko. Në Los Angeles, autoritetet kanë vendosur shtetrrethim në disa zona të qytetit, dhe forcat e rendit po kryejnë arrestime masive për shkelje të këtij kufizimi.
Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit konfirmoi përmes një postimi në platformën X (ish-Tëitter) se grupe të shumta protestuesish po mblidhen në zonën e 1st Street, midis rrugëve Spring dhe Alameda, dhe se “po iniciohen arrestime masive”. Deri tani nuk është vërejtur prezencë aktive e trupave të Marinës ose Gardës Kombëtare në rrugët e qytetit, pavarësisht diskutimeve rreth vendosjes së trupave federale në disa zona.
Situata mbetet në zhvillim dhe autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë oraret e shtetrrethimit dhe të shmangin konfrontimet me forcat e rendit.
LEXONI GJITHASHTU:
Dënohen me dhunim me kamzhik në publik dy të rinj në Indonezi, u puthen në TikTok
Polonia: Hungaria i hoqi statusin e refugjatit ish-ministrit në arrati, Zbigniew Ziobro
Samiti i NATO-s në Ankara, Zelenskyy kërkon ndihmë për mbrojtjen ajrore
- 20:49 Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”
- 20:45 Grupi koordinues i protestës: Nuk dorëzohemi, do të vazhdojmë protestën paqësore derisa shqiptarët të fitojnë
- 20:31 Dënohen me dhunim me kamzhik në publik dy të rinj në Indonezi, u puthen në TikTok
- 20:13 Polonia: Hungaria i hoqi statusin e refugjatit ish-ministrit në arrati, Zbigniew Ziobro
- 20:09 Ambasada e SHBA i bën thirrje qytetarëve të saj: Shmagni demostratën në bulevard
- 20:03 Samiti i NATO-s në Ankara, Zelenskyy kërkon ndihmë për mbrojtjen ajrore