“Fuqizimi i grave në mediat vizuale”, premiera e dokumentarëve që thyejnë heshtjen
Është shfaqur në Tiranë premiera e dokumentarëve dhe filmave të shkurtër të projektit “Breaking the Moulds – Shaping the Future”, ku gratë shqiptare në audiovizual shënojnë një tjetër arritje me mbështetjen e Delegacionit Evropian në Shqipëri.
Pesë filma të shkurtër dhe dokumentarë u prezantuan në ambientet e Europe House, në një aktivitet të organizuar nga Albanian Women in Audiovisual (AWA). Filmat e shfaqur ishin: “Heshtja – Trafikimi i Qenieve Njerëzore” nga Kejdi Demneri, “8 Marsi” nga Blerta Kambo, “Katharsis” nga Belkisa Zhelegu, “Gratë që Rezistuan – Histori Dhimbjeje dhe Qëndrueshmërie” nga Armand Braho dhe “Të Guximshmet” nga Xhensila Nako.
Filmat u shfaqën mbrëmjen e së martës duke sjellë tema të rëndësishme për shoqërinë shqiptare.
Sabina Kodra, drejtoreshë ekzekutive e AWA, hapi aktivitetin me një fjalim ku përshkroi rrugëtimin tetëvjeçar të organizatës, duke u shprehur se tetë vjet më parë, së bashku me Rafaela Rica, Ema Andrea, Suela Bako dhe Valbona Sulce, kishin një zgjedhje: ta pranonin botën siç ishte – ku zërat e grave ishin pëshpëritje dhe historitë tona rrëfeheshin nga të tjerët – ose të merrnin kamerat, mikrofonët dhe të thoshin: “Jo më.”
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, u shpreh se ky projekt ka rëndësi për shoqërinë dhe demokracinë shqiptare dhe theksoi se historitë e sjella përmes dokumentarëve, filmave të shkurtër dhe veprave vizuale janë shumë më tepër se produkte mediatike – ato i japin zë realiteteve që shpesh injorohen dhe sfidojnë heshtjen që rrethon çështje si diskriminimi, dhuna dhe padukshmëria.
Një tjetër moment i rëndësishëm i mbrëmjes ishte prezantimi i fituesve të raundit të dytë të mini-granteve: Mirela Milori, Juliana Ristani, Delvis Bejleri, Bitila Shira, Jetmira Belegu, Xhezide Gurguri, Fjola Graçi dhe Kejsi Muça.
Kjo mbrëmje në Europe House nuk ishte thjesht një aktivitet kulturor, por një dëshmi e fuqishme se si bashkëpunimi ndërkombëtar dhe vullneti i grave shqiptare po transformojnë peizazhin mediatik të vendit.
LEXONI GJITHASHTU:
Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë
Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze
Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore
- 16:48 Princ Leka bëhet me djalë, trashëgimtari i ri merr emrin Aleksandër
- 16:40 Shqiptarët mbajnë 1.8 trilionë lekë kursime në banka, 10 depozituesit më të mëdhenj zotërojnë 7.5% të tyre
- 16:35 Bankat shtojnë kreditë për banesa, pasuritë e paluajtshme zënë 52% të huave
- 16:05 Debati fiskal i shekullit: California do të votojë për taksë 5% mbi miliarderët
- 16:00 Berisha: Qeveria po përpiqet të kufizojë lirinë online, do kërkojmë komision hetimor
- 15:53 Artan Hoxha komenton protestën: Duhet një plan konkret, ndryshe…