Izraeli kryen sulme të reja në jug të Libanit
Izraeli ka vazhduar të kryejë sulme ajrore në jug të Libanit. Të mërkurën, gjatë një sulmi ajror izraelit në një qytezë në jug, u vra një person, tha Ministria e Shëndetësisë së Libanit.
Sulme të ngjashme Izraeli kreu edhe një ditë më parë, pavarësisht armëpushimit të arritur në nëntor të vitit të kaluar.
“Gjatë sulmit të kryer nga Izraeli me dronë në qytezën Beit Lif, u vra një person dhe u plagosën tre të tjerë”, u tha në njoftimin e ministrisë.
Agjencia shtetërore e lajmeve në Liban raportoi se sulmi shënjestroi oborrin e një shtëpie në këtë qytezë, duke shtuar se predha goditi veturën e pronarit të shtëpisë. Izraeli rregullisht bombardon Libanin, pavarësisht armëpushimit të arritur në nëntor, i cili i dha fund më shumë se një viti armiqësish me Hezbollahun, përfshirë edhe dy muaj lufte në shkallë të plotë.
Hezbollahu është shpallur grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara. Ndërkaq, Bashkimi Evropian ka në listën e zezë krahun ushtarak të grupit libanez, por jo edhe partinë politike.
Marrëveshja e armëpushimit kërkon që luftëtarët e Hezbollahut të tërhiqen në veri të lumit Litani, që ndodhet rreth 30 kilometra larg kufirit izraelit, dhe të shkatërrojnë të gjithë infrastrukturën ushtarake që kanë në jug të Libanit.
Marrëveshja po ashtu kërkon që Izraeli të tërheqë të gjitha trupat nga Libani. Por, pavarësisht kësaj, Izraeli ka mbajtur ushtarë në katër pozicione, të cilat i konsideron “strategjike”.
LEXONI GJITHASHTU:
Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit
Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata
Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe
- 15:06 Mblidhen 53 nënshkrime nga deputetët në Serbi, kërkojnë shkarkimin e ministres Snezana Paunoviç
- 14:51 Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
- 14:45 Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit
- 14:31 “Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
- 14:30 Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
- 14:18 Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale